Flash

Video/ Mbrëmje surprizash në Champions, rrëzohen kampionët në fuqi të Real, telashe për Manchester United

Lapsi.al 2 October 2018
Video/ Mbrëmje surprizash në Champions, rrëzohen kampionët

Pak gjëra shkuan si duhet në një mbrëmje të madhe të Champions League. Ndër pretendetët vetëm Juventus nuk zhgënjen pritshmëritë, City imponohet në fund, ndryshe nga spondi tjetër i qytetit United, ndërsa Real Madrid rrëzohet në Moskë përballë CSKA. Mbrëmja e tregolëshave me Dybala e Dzeko që kanë marrë topat e ndeshjes në shtëpi, ndërsa edhe Moraes e Klonaridis kanë shënuar nga dy gola.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/gw/GwmZ.mp4

Nuk mendohej në fakt një ndalesë në Allianz Arena për Bayern Mynih përballë Ajax. Hollandezët me dinjitet, pavarësisht moshës së re, kanë marrë një pikë në transfertë, duke barazuar golin e shpejtë të Hummels me Mazraoui, gjë që i dha mundësinë të bashkëkryesojnë Grupin E me Bayern me nga 4 pikë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/jp/jpNX.mp4

Fitore dramatikë e Benfikës në Athinë. AEK rikuperoi dy gola, pas daljes me karton të kuq të Dias, por në minutën e 75 për portugezët vendosi Semedo, që i dha fitoren e parë në këtë grup.

Manchester City kishte nevojë vetëm për një fitore në grupin F, duke qenë se ishte mundur në shtëpi nga Lyon, por kjo përgjegjësi rëndoi mbi këmbët e anglezëve në transfertën e Hoffenheim, që shënoi që në minutën e parë të ndeshjes, duke e bërë gjithcka të vështirë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/jp/jpVX.mp4

Guardiola e pa veten në vështirësi, por nëse doli me fitore nga Gjermania, i detyrohet kampionëve që ka në skuadër. Aguero barazoi rezultatin, ndersa David Silva shpiku një gol, duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes gjermane.

https://clips.clippit.tv/ypqgar/720.mp4

https://clips.clippit.tv/ryldgd/720.mp4

3 pikë për Citizens, që duhet të falenderojnë Shakhtar Donetsk nëse Lyon nuk u shkëput. Francezët u zgjuan shumë vonë, për të marrë një barazim 2-2, që vlen për të mbajtur kryesimin e Grupit F me katër pikë.

Në Grupin G befasinë e ka bërë skuadra më pak e pritshme. CSKA ka mundur Real Madrid me një gol të shpejtë, që është ruajtur nga rusët me fanatizëm. Akinfeev heroi i mbrëmjes, edhe pse në fund portieri është ndëshkuar me karton të kuq. Kampionët në fuqi e kishin menduar të lehtë transfertën, që në fakt i shkaktoi edhe humbjen e parë europiane Lopeteguit.

https://streamvi.com/uploads/1538506984.mp4

Vendi i parë është i CSKA, ndërsa Roma rifutet në garë për kualifikimin me shuplakën për Plzen. Tre gola të Dzekos dhe një performancë bindëse e italianëve, në mbrëmjen e tyre magjike. Edhe Juventus është dominues në Grupin H, duke ndëshkuar me tre gola Young Boys, në ndeshjen e parë pa Cristiano Ronaldon. Portugezi nga tribuna ka parë show e Paolo Dybala, autor i tre golave dhe një shtyllë, që i dha Allegrit vendin e parë në grup me 6 pikë.

https://streamvi.com/uploads/1538499645.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/66/665y.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/vp/VPBX.mp4

5 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar nga bardhezinjtë në Europë, që tani duhet të sfidojnë Manchester, në një gjendje të vështirë. United nuk fiton edhe në Old Trafford përballë Valencias, duke shfaqur problemet e një skuadre me dhomat e zhveshjes të ndara në klane. Për Mourinhon një tjetër zhgënjim, që afron edhe më shpejt divorcin me Djajtë e Kuq dhe një skuadër që është në thyerje të plotë të mardhënieve me portugezin...

Të këshilluara

Video/ Në fund fiton Manchester City...

Manchester City rrëmben fitoren e parë në Champions, pikërisht në fund të takimit me Hoffenheim. Anglezët kanë përmbysur golin e shpejtë të Belfodil në minutën ...

20:53

Video/ Dybala-show, Juventus dyfishon

Juventus është shumë i fortë për Young Boys dhe në minutën e 34 vjen edhe goli i dytë. Përsëri Paolo Dybala vendos emrin në listën e golashënuesve. Argjentinasi...

19:34

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI