Flash

VIDEO/ I plagosën shokun, Stresi sherr me policinë në spital: Robt të gjithëve!

Lapsi.al 2 October 2018
VIDEO/ I plagosën shokun, Stresi sherr me policinë në spital:

24-vjeçari Sidion Tabaku u plagos mbrëmë me plumb në këmbë tek Shkolla e Bashkuar në Tiranë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Pas plagosjes, ai është dërguar në Spitalin e Traumës ku edhe është ruajtur me policë. Në spital kanë mbërritur edhe këngëtari Arkimed Lusha i njohur me emrin e artit “Stresi” dhe shokët e tij pasi Tabaku ishte pjesë e shoqërisë së tyre.

Këta të fundit janë konfliktuar me policët që gjendeshin për të ruajtur Tabakun duke përdorur edhe fjalë fyese. Në një prononcim të mëparshëm për mediat, Stresi pretendon se nuk është nxjerrë ende raporti i mjekëve për dëmtimet që ka Tabaku duke pretenduar se po fshihet ngjarja.

Sidion Tabaku është një person i njohur për policinë dhe forcat e rendit. 24-vjeçari është arrestuar fillimisht 8 vite më parë me akuzën e vjedhjes së një banese. Më pas në vitin 2015 ai është kallëzuar nga një vajze e re me akuzën e përndjekjes së vazhdueshme.

Ai ka qenë problematik në disa raste për forcat e rendit. Policia ka proceduar të riun për mosbindje ndaj policisë dhe drejtim mjeti pa patentë. Edhe për policin me iniciale B.B që e plagosi me armë është ngritur akuza e “Plagosjes nga pakujdesia”. ©LAPSI.al

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/10/sherr-stresi.mp4"][/video]

Të këshilluara

Reagon Edi Rama: Xhisielën e morën peng

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e Xhisiela Malokut. Kreu i qeverisë nuk bën asnjë sqarim për të gjitha “njollat e zeza” në këtë histori dhe p...

21:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI