Flash

Shteti i Edi Ramë të rreh, të q..., e edhe të vret po nuk e mbylle gojën

Lapsi.al 2 October 2018
Shteti i Edi Ramë të rreh, të q..., e edhe të vret po nuk e

Përmes ekraneve televizive, shqiptarët e tromaksur kanë ndjekur drejtpërdrejt vdekjen faktike të shtetit shqiptar. Një shtet në hjekë, prej vitesh i mbërthyer në fyt nga krimi i organizuar, sonte është shembur para syve të shqiptarëve, pikërisht në momentin kur Xhisela, vajza nga Nikla e Krujës, ka tërhequr me zë të dridhur gjithë çfarë kishte deklaruar më parë në denoncimet e bëra në organet e drejtësisë për dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ka bërë mirë e shkreta vajzë, që e ka tërhequr denoncimin e saj dhe shpresoj me këtë ka shpëtuar jetën e vet dhe të familjarëve. Publiku shqiptar, me siguri, pas kësaj ndihet i irrituar, i fyer, i kërcënuar, por sa para bën kjo para jetës së një vajze të pambrojtur. E kërcënuar nga i dashuri, e braktisur nga shteti, nga shoqëria, ajo ka bërë zgjidhjen më njerëzore të mundshme: të jetojë.

Publiku, që ka pritur një zgjidhje filmike të ngjashme me filmin italian “Gruaja më e bukur”, kur personazhi i dhunuar Francesca Cimaroza nga mafiozi Vito Juvara, pavarësisht presionit të familjes, strukturave policore të lidhura me mafien, opinionit të vendit ku jeton, i cili, nën presionin e medias, e etiketon vajzën Cimaroza Spia, e bën denoncimin e vet në Polici dhe e çon dhunuesin në burg. Publiku shqiptar duhet ta ketë kuptuar më në fund se heroinat dhe heroizmat bëhen në filma dhe krejt ndryshe ndodh në jetën reale. Për vete e doja Xhiselën të gjallë, jo heroinë, kështu që gjithë mirëkuptimin për zgjedhjen e Xhiselës.

Por, duke jetuar Xhisela, vdiq shteti. Sepse Xhisela nuk është viktimë e dhunuesit, por e vetë shtetit, i cili në këtë dramë është shfaqur me tërë natyrën e tij mafioze. Strukturat e tij nuk e morën kurrë në mbrojtje Xhiselën dhe nuk ia pranuan denoncimet nga komisariati në komisariat. Sepse i akuzuari prej saj ishte djali i deputetit socialist, Rraja. Nënkomisari i Policisë, Nuhu, që e denoncoi rastin u kërcënua gjithashtu dhe pasi iu drejtua të gjitha strukturave shtetërore, përfshi ministrin, Kryeministrin dhe Presidentin, denoncoi rastin dhe u arratis nga Shqipëria për të shpëtuar jetën.

Kryeministri i shtetit të vdekur, në vend që të mblidhte strukturat përgjegjëse dhe t’u kërkonte llogari, e sulmoi nënkomisarin, duke e quajtur horr, gjë që me siguri i ka trimëruar dhunuesit e Xhiselës, e cila sonte në mbrëmje përsëriti fjalë për fjalë versionin e hedhur pak ditë më parë nga deputeti socialist, sikur kishte pasur vetëm një sherr të vogël “për arsye xhelozie”. Kuptohet si ka funksionuar mekanizmi i presionit mafioz derisa fjalët e shqiptuara nga deputeti socialist u shqiptuan fjalë për fjalë nga buzët që dridheshin të Xhiselës. Madje, buzët e saj përsëritën po fjalë për fjalë edhe thirrjen e grave socialiste se çështja “po politizohej”.

Është, pra, deputeti socialist Rraja, strukturat e Policisë, Kryeministri, shkurt gjithë shteti që mban peng Xhiselën. Duke përgënjeshtruar veten, Xhisela e mbajtur peng, ka firmosur vdekjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Përtej zemërimit, mllefit, përbuzjes, dhimbjes, Xhisela robinjë na tregoi të gjithëve se sot shoqëria shqiptare është një shoqëri e mbajtur peng. Se secili shqiptar është peng i shtetit të tij mafioz. Se ky shtet edhe të rrjep, edhe të rreh, edhe të q…, edhe të vret po nuk e mbylle gojën. Shteti e ka hequr edhe leskrën e fundit të asaj çka duhet të përfaqësojë për qytetarët e vet. Shteti është shfaqur haptazi si mafia. /panorama/

Të këshilluara

Ç’fsheh loja e Ramës me Air Albania?

Mënyra pompoze si kryeministri veproi me inagurimin e Airi Albania nuk përbën ndonjë krim. Më kot prej ditësh po i nxjerrin se kompania me flamurin shqiptar nuk...

16:10

Shqiptarët dhe Trauma e Kufirit

Po e nisi këtë tekst nga një premisë e psikanalizës së Frojdit. E gjithë jeta e njeriut, thotë Frojdi, është njëlloj ballafaqimi me simptomat e traumave të fëmi...

18:20

Tre herë jo aventurave të Thaçit

Nga Arbër Zaimi Dikush argumenton: meqenëse kufiri mes Kosovës e Serbisë është rezultat i disa padrejtësive historike dhe i disa planeve shoviniste, atëherë ...

14:50

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI