Flash

Sekuestrohet kompleksi 'Pelikan' në Fier, 1 milion euro pasuri

Lapsi.al 2 October 2018
Sekuestrohet kompleksi 'Pelikan' në Fier, 1 milion euro pasuri

Rreth 1 milionë euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit". Gjatë operacionit, është sekuestruar edhe kompleksi i shërbimeve"Pelikani" në Fier. Pasuritë janë në pronësi të shtetasit Vangjel Ziaj (Arben Gropa).

"Në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit Vangjel Ziaj, 50 vjeç, banues në Fier", thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit sqaron se "ky ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali".

-Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:

-Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier.

-Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen "Kryengritja e Fierit".

-Një automjet i markës "Benz".

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI