Flash

Rrëfimi tronditës i Grobbelaar: "Kam vrarë shumë persona, nuk mund të them sa"

Lapsi.al 2 October 2018
Rrëfimi tronditës i Grobbelaar: "Kam vrarë shumë

Lufta shënon përgjithnjë jetët e njerëzve dhe Bruce Grobbelaar nuk bën përjashtim. Ish-portieri i Liverpool u detyrua që në 1975, në moshën 18 vjecare, të kryente shërbimin ushtarak në vendin e tij të lindjes (aktualisht Zimbabve) gjatë luftës civile në Rodezi. U përfshi si zbulues në ushtrinë rodeziane, për të ndjekur gjurmët e guerrilasve antiqeveritar të Robert Mugabe e natyrisht që ishte i detyruar edhe të vriste për të shpëtuar veten.

Në vecanti kujtimi i njeriut të parë të vrarë e përndjek akoma, sipas asaj që Grobbelaar ka thënë në një intervistë për The Guardian: "Ishte perëndim kur pashë hije mes gëmushave. Nuk kupton shumë deri kur sheh të bardhën e syve të ushtarëve. O jeton ti o jetojnë ata. Qëllon, shtrihesh dhe ka një shkëmbim plumbash. Kur pushon zjarri sheh trupa përreth. Herën e parë cfarë ke në stomak të vjen tek goja!", tha ish-portieri pas një pauze të gjatë.

Numërimi i personave të vrarë i ka humbur prej kohësh: "Sa kam vrarë? Nuk mund ta them. Kam vrarë shumë persona e për këtë e kam jetuar jetën time ditë pas dite. Mund të pendohem për cfarë kam bërë, por jo ti ndryshoj gjërat".

Grobbelaar rrezikoi të përfundonte në depresion, kur lufta mbaroi (dhjetor 1979) u arratis në Kanada. Fillimisht ndeshjet me Vancouver Whitecaps e më pas thirrja e Creëe Alexandra, deri tek Bob Paisley tek Liverpool ku u kthye në legjendë me 6 Premier e Champions League në Romë në 1984 ku u bë i famshëm për vallëzimin e tij para penalltive: "Tifozeria më quante Jungleman, njeriu i xhunglës. Thoshin se nuk isha i bardhë, që isha i zi me lëkurën të bardhë. Futbolli më shpëtoi nga depresioni dhe mendimet e errëta të luftës".

Të këshilluara

Guardiola "i mbyll" derën Kylian Mbappé

Kylian Mbappé është aktualisht në kulmin e PSG dhe kontrata e tij me ekipin e kryeqytetit francez shtrihet deri në vitin 2022. Duke pasur parasysh këtë situatë,...

21:03

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI