Flash

Rrëfimi pa frena e Aleksandër Gjokës: Kam pirë aq shumë sa mund të mbushen 3 autobotë

Lapsi.al 2 October 2018
Rrëfimi pa frena e Aleksandër Gjokës: Kam pirë aq shumë

Në vitin 2015, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka u arrestua nga policia pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Tani që kanë kaluar tre vite nga ajo ngjarje, i ftuar në emisionin “Rudina”, ai rrëfeu se ka hequr dorë plotësisht nga alkooli. Këngëtari i dashur për publikun shqiptar shtoi se po kujdeset për shëndetin e tij.

“Unë jam në dishezë tani, duhet të kujdesem për shëndetin se me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja tre autobotë. Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë kilogramë”, - tha Aleksandër Gjoka.

Ky i fundit ka shtuar se nuk ia mohon vetes një gotë verë një herë në javë. Gjithashtu edhe kolegu e miku i tij, Elton Deda pranoi se tani edhe ai e kishte reduktuar sasinë e alkoolit.

“Kujtuam se do të ndikonim tek Redoni për të pirë më shumë alkool se e pinte dhe ai me ne, por e gjeta veten duke pirë “Coca Cola”, - përfundoi Elton Deda.

Të këshilluara

Kate Moss zhgënjen fansat

Ajo vendosi muajt e fundit që të ndryshonte stilin e jetesës, duke i dhënë fund konsumimit të pijeve alkoolike. Supermodelja Kate Moss shijoi gjatë fundjavës p...

18:19

Justin prezanton Hailey si gruan e tij

Në turin që Justin Bieber do të mbajë në Stratford, Ontario, të titulluar “Justin Bieber:Steps To Stardom” kushtuar karrierës së tij, duket se po i tregon të gj...

15:19

Brad Pitt, aspak i penduar për ndarjen

Sipas HollywoodLife, Pitt nuk ka asnjë pendesë nga ndarja e tij me Jolie. “Brad-it nuk i intereson nëse Angelina është penduar apo i mungon, ajo lidhje ka mbar...

15:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI