Flash

Report TV sulmon Eni Vasilin dhe Fevziun: "Inkuzitorë". Kujt i shërben ekrani i Bolinos?

Lapsi.al 2 October 2018
Report TV sulmon Eni Vasilin dhe Fevziun: "Inkuzitorë". Kujt i

Televizioni Report TV, që prej ditësh është vënë në syrin e ciklonit jo vetëm nga anatemimet e liderve të opozitës, por edhe nga reagimet në rrjetet sociale, ka vendosur të përgjigjet sot për akuzat se u shërbeu përdhunuesve të Xhisielës. Kur disa ditë më parë gazetari që braktisi Londrën për qëllime fisnike, M... Veliu e mori vajzën 25-vjeçare në intervistë, ai nuk i bëri asnjë pyetje për ta ballafaquar atë me ato që kishte deponuar në polici. Asnjë të vetme. Dhe kjo qe arsyeja e kundër reagimeve gjaknxehta.

Por sot, Report TV ka shfrytëzuar dy intervistat e saj në 'Open' dhe 'Opinion' për të bërë një shkrim të gjatë që mbërrin në këtë konkluzion: "...Ato) tregojnë, në mënyrë të qartë që Report TV, bëri para të tjerëve, të njëjtën punë gazetareske, por me dy ndryshime të rëndësishme: Nuk i dorëzoi kuriozitetit të publikut fytyrën e vajzës, duke pranuar ta intervistojë me kurriz dhe nuk bëri inkuizitorin mbi episodet e dhunës siç u pa mbrëmë. Vajza kërkoi haptazi të mos fliste në publik për dhunën e pësuar, kërkesë të cilën Report TV pranoi ta respektojë. Dhuna ndaj Xhisielës është e faktuar nga aktet hetimore dhe nuk u takon gazetarëve, me pyetjet e tyre edhe shumë private të tentojnë ti faktojnë, e duke detyruar viktimën që t'i rrëfejë publikisht". 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Zbulohet prova/ Manipulimi i dytë i dëshmisë së vajzës së përdhunuar 

Pra atë që nuk bëri gazetari M...Veliu, pra as minimumin e punës së tij, të krahasonte versionin e deponimeve që vajza ka dhënë me alibinë që ajo po paraqet në publik, në editorialin e tij Report TV, e konsideron qëndrim etik. Etik ndaj kujt, ndaj pushtetit?

Pikërisht këtë version kanë dhënë Lulzim Basha, Sali Berisha që e quajtën intervistën e M... Veliut si ekzekutimin e dytë të vajzës dhe Monika Kryemadhi që akuzoi Report TV se vajzën ia kishte sjellë në studio banda e Rahjave, duke e detyruar të hynte në televizion.

Por në editorialin e sotëm, ku i ka quajtur Vasilin dhe Fevziun si gazetarë kamikazë, Report TV nuk ka gjetur asnjë justifikim për faktin se të njëjtin qëndrim mbajti edhe në 29 korrik kur ngjarja u denoncua për herë të parë. Ai botoi i pari alibinë se Xhisiela nuk ishte përdhunuar, por qe e shqetësuar për shpifjet e Berishës.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Manipulimi i madh pas skandalit të Xhisielës

Tani që Rexhep Rrahja është pas hekurave dhe që Xhisiela Maloku u mor në mbrojtje, po bëhet akoma më i qartë se çfarë e shqetëson mazhorancën në këtë histori. ...

18:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI