Flash

Reagon Edi Rama: Xhisielën e morën peng

Lapsi.al 2 October 2018
Reagon Edi Rama: Xhisielën e morën peng

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e Xhisiela Malokut. Kreu i qeverisë nuk bën asnjë sqarim për të gjitha “njollat e zeza” në këtë histori dhe për mënyrën se si vajza ndërroi dëshminë e saj duke u rrekur nëpër ekranet e TV-ve të bindë botën se ishte tallur me policinë. Por Rama thotë se e ka hallin diku tjetër. Ai thotë se vajza u përdor nga politika dhe mediat.

“Më vjen mirë që s'jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje?” – shkruan Rama në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Xhisiela i ka mërzitur të gjithë

Nga Astrit Patozi Tashmë kanë folur të gjithë dhe është më e qartë për këdo se çfarë ka ndodhur. Është një tragjedi me tre akte për vajzën jetime nga një fsh...

19:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI