Flash

Prokuroria kërkon 17 vite burg për Shullazin dhe 15 për Gilmano Danin

Lapsi.al 2 October 2018
Prokuroria kërkon 17 vite burg për Shullazin dhe 15 për Gilmano

Është dhënë sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi sot 17 vite burg për Shullazin, ndërsa për Gilmando Danin 15. Ndërkohë, për pjesëtarët e tjerë të grupit Endrit Qyqja e Endrit Zela u kërkua 11 vite burg, ndërsa 10 vite për Blerim Shullazin.

Pas dështimit të seancës së kaluar, që ishte parashikuar të mbahej më 25 shtator, ditën e sotme forca të mëdha policore kanë zbarkuar tek Krimet e Rënda, për të monitoruar nga afër situatën. E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth, edhe me autoblinda. Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda.

Siç u raportua edhe pak ditë më parë, arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte pas kërkesës së Blerim Shullazit, i cili deklaroi se ishte i sëmurë. Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, por ata sot nuk janë prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh. Në sallën e gjyqit janë vetëm avokatët e tyre.

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI