Flash

Memaliaj, fëmijët kalojnë Vjosën me “teleferik” për në shkollë

Lapsi.al 2 October 2018
Memaliaj, fëmijët kalojnë Vjosën me “teleferik”

“Fiks Fare” iu rikthye një problematike të bartur prej vitesh, teksa disa fëmijë rrezikojnë të mbyten në ujërat e lumit Vjosë, në Memaliaj, gjatë rrugës për në shkollë.

Gjatë 9 viteve të fundit, gazetarët e “Fiksit” kanë shkuar 7 herë në fshatin Kallëm, ku fëmijët kalojnë lumin me teleferik. Situata është e njëjtë dhe vetëm emrat e fëmijëve ndryshojnë, ndërsa deri më tani, asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për këtë situatë, e cila mund të kthehet nga dita në ditë në një tragjedi.

Në vitin 2009, gazetarët e “Fiksit” shkuan në këtë fshat, i cili është i përbërë nga 20 familje. Shkak në atë kohë ishte një lundër e sajuar prej hekuri, ku 30 fëmijë të këtij fshati shkonin në qytetin e Memaliajt për të bërë shkollën 9-vjeçare dhe atë të Mesme, duke kaluar në lumin Vjosë.

Largësia nga fshati Kallëm në Memaliaj është rreth dy orë në këmbë, por në këtë aks nuk mund të kalojnë makinat, pasi rruga e nisur ka pësuar rrëshqitje dhe është bërë e pakalueshme.

E vetmja mundësi që fëmijët të arsimoheshin ishte që ata të kalonin lumin Vjosë nëpërmjet një lundre prej hekuri, të sajuar nga një banor i fshatit dhe që përdorej me anë të muskujve të krahut. Disa fëmijë, për të mos paguar “biletën” prej 30 lekësh, kishin bërë me porosi karukula hekuri dhe që varej nëpërmjet një litari në një kavo të harruar që nga sistemi komunist.

Që prej kësaj problematike, “Fiksi” ka shkuar vit pas viti për të parë nëse ky problem do të merrte rrugën e zgjidhjes. Ajo që ka ndryshuar është se, aty “novatori” që më parë kishte sajuar anijen metalike “varkar i fshatit”, tani është bërë “teleferist”, sepse ka sajuar një kosh metalik që mund të marrë deri në 7-8 persona. Madje, në rast se ka të sëmurë, sajohet që barrela të varej poshtë koshit.

Pak metra larg teleferikut duken dy këmbë ure të betonuara prej vitit 1988, e këmbët e betonimit me kavon ekzistuese. Tashmë, tradita e kalimit të lumit Vjosë kalon nga brezi në brez dhe misioni i fëmijëve nuk është “stërvitja ushtarake”, por të shpëtojnë nga injoranca dhe analfabetizmi.

“Fiksi” shkoi në Bashkinë e Memaliajt, ku nënkryetari Feti Hoxha tha:

“E dimë që problemi i qytetarëve është i drejtë në fshatin Kallëm, por dua të them se është i hershëm dhe nuk ka marrë zgjidhje ende”.

Ai thotë se Bashkia e Memaliajt e ka të pamundur që të bëjë një investim të tillë, sepse do një projekt nga një studio e mirëfilltë, me të gjitha studimet gjeologjike. “Me shkresë zyrtare u kemi kërkuar zgjidhje instancave të tjera”, vijoi ai.

Ndërkohë, specialisti i urbanistikës Andrea Çoka u thotë gazetarëve të “Fiksit” se “prej shumë vitesh ka pasur interesim, por kostoja e lartë e kësaj ure e ka bërë të pamundur ndërtimin”.

Madje, ai shton se kostoja është e lartë edhe për ndërtimin e një pasarele, pasi është në gjatësi shumë të madhe dhe nuk justifikohet kostoja.

Por, Arlind Ramadani, administrator i Njësisë Administrative Memaliaj Fshat, këmbëngul se “një zgjidhje emergjente mund të bëhet për të futur mjete për pastrimin e dheut që ka rrëshqitur në një pjesë të rrugës dhe kjo do të ndodhë jo më shumë se brenda 10 ditëve”.

Të këshilluara

Reagon Edi Rama: Xhisielën e morën peng

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e Xhisiela Malokut. Kreu i qeverisë nuk bën asnjë sqarim për të gjitha “njollat e zeza” në këtë histori dhe p...

21:42

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI