Flash

Përdhunuesi flet në emër të Rilindjes: "Lulzim Basha ta provojë në votime"

Lapsi.al 2 October 2018
Përdhunuesi flet në emër të Rilindjes: "Lulzim Basha ta

Djali i deputetit Rahman Rraja, Rexhepi, i ka vënë  pikën të gjitha debateve se kush e mbron, për kë punon dhe me çfarë metodash po manipulohet ngjarja më e bujshme e ditëve të fundit. Rexhepi ka folur në dalje të gjykatës së Krujës, pasi ka marrë masën e arrestit. Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, ai hyri në furgon për t'u transportuar drejt paraburgimit të Durrësit dhe tregoi se ku qëndron forca e tij, tek shërbimet që i bën Rilindjes për zgjedhje.

Teksa po futej brenda në furgon, Rexhep Rraja është pyetur nga gazetarët, nëse ka diçka për të thënë dhe ai është përgjigjur: "Lulzim Basha le ta provojë në votime". Kështu ka deklaruar 25 vjeçari, duke u bërë në të njëjtën kohë i përndjekur dhe dhunues i Xhisielës, po aq edhe socialist dhe Rilindas.

Pas këtij "lapsusi" të pandërgjegjshëm, janë të kota diskutimet se kush është prapa Rexhep Rahjës. Ai është simboli më i mirë i fabulës së vjedhjes së votave si këmbim për pandëshkueshmërinë e krimit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Manipulimi i madh pas skandalit të Xhisielës

Tani që Rexhep Rrahja është pas hekurave dhe që Xhisiela Maloku u mor në mbrojtje, po bëhet akoma më i qartë se çfarë e shqetëson mazhorancën në këtë histori. ...

18:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI