Flash

Luciano Moggi bën skanerin e Juventus dhe parashikon të ardhmen e Dybala

Lapsi.al 2 October 2018
Luciano Moggi bën skanerin e Juventus dhe parashikon të ardhmen e

Pas lajmërimit të divorcit mes Administratorit të Deleguar Beppe Marotta e Juventus në skenë është kthyer Luciano Moggi, ndonëse vetëm për të analizuar. Ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve ka vënë fokusin në dy pika Zinedine Zidane e Paolo Dybala.

"Nëse mund të mbërrijë Zidane? Jo, në zonën sportive Andrea Agnelli do ti besojë Nedved e Paratici", ka parashikuar Big Luciano, duke përjashtuar rikthimin në Torino të ish-mesfushorit francez, të paktën për tani. Moggi është ndalur edhe tek merkato e bardhezinjve: "Dybala nuk do të largohet në verën e ardhshme - ka siguruar Moggi për Calciomercato.it - do të qendrojë 100% në Torino".

Si njeri që kupton shumë nga futbolli dhe ka njohje që vazhdojnë ta informojnë mbi situata të mundshme, Moggi ka folur edhe për Pogba e Milinkovic-Savic: "Eshtë shpejt të flasësh, qershori është akoma larg. E është e qartë se Juve nuk do të bëjë ndërhyrje në janar. Të dy do të ishin idealë për skemat e Allegri".

Të këshilluara

Guardiola "i mbyll" derën Kylian Mbappé

Kylian Mbappé është aktualisht në kulmin e PSG dhe kontrata e tij me ekipin e kryeqytetit francez shtrihet deri në vitin 2022. Duke pasur parasysh këtë situatë,...

21:03

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI