Flash

Gruaja e parë që fiton Nobelin në fizikë pas 55 vitesh

Lapsi.al 2 October 2018
Gruaja e parë që fiton Nobelin në fizikë pas 55 vitesh

Çmimi Nobel në fizikë këtë vit i shkon edhe një gruaje. Kjo ka ndodhur për herë të fundit 55 vite më parë.

Fizikantja kanadeze 59-vjeçare Dona Striklend, profesore në universitetin e Vaterlosë, u shpall fituese e Nobelit në fizikë për këtë vit, së bashku me amerikanin Artur Ashkin dhe francezin Zherar Moru’. Ajo është e treta në historinë e Nobelit në Fizikë që e merr këtë çmim.

Tre fizikantët u vlerësuan kontributin e tyre në përmirësimin e teknologjisë lazer të përdorur kryesisht në mjekësi. Ata kanë arritur të shumëfishojnë intensitetin e dritës lazer në pajisjet që në gjuhën shkencore njihen si “Pinceta Optike” dhe që përdoren kryesisht në ndërhyrjet kirurgjikale në sy.

Fuqizimi i energjisë lazer në këto pajisje i bën ato më preçize gjatë ndërhyrjeve të tilla. Rrezet lazer përdoren prej vitit 1985 për të prerë ose për t’i dhënë formë objekteve të ndryshe por edhe indeve të gjallesave. Tre fizikantët do të ndajnë shpërblimin prej 1 milion, akorduar nga Akademia e Shkencave në Stokholm.

Të këshilluara

Si të shmangni ndarjen në lidhjen tuaj

Pasi përfundon një histori duhet të analizojmë arsyet pse nuk funksionoi në mënyrë që mos të përsërisim të njëjtat gabime. Disa nga mënyrat për ta shmangur ndar...

19:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI