Flash

DETAJET/ Çfarë ndodhi në seancën, ku u kërkua 64 vite burg për bandën e Shullazit

Lapsi.al 2 October 2018
DETAJET/ Çfarë ndodhi në seancën, ku u kërkua 64 vite

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot dënimin e Emiljano Shullazit me 17 vite burg. Pretenca për Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë u lexua nga 3 prokurorë të Krimeve të Rënda, ndërsa mungoi shefja e akuzës, Donika Prela. Në seancë nuk ishte i pranishëm asnjë prej anëtarëve të bandës. Në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë parë edhe përfaqësues të ambasadës gjermane dhe asaj amerikane.

Prokuroria kërkoi 17 vite burg për Emiljano Shullazin, 15 vite burg për Gilmando Danin, nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjan dhe Endri Zelën si dhe 10 vite burg për Blerim Shullazin. Pesë të pandehurit nuk ishin të pranishëm në seancë për të dëgjuar pretencën, por u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Sërish avokatët edhe sot bënë një përpjekje për të rikthyer edhe njëherë fazën e gjykimit gjyqësor, duke theksuar se disa nga provat e kësaj dosjeje, konkretisht një përgjim, është marrë nga një dosje tjetër hetimore, ajo e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut. Por gjykata rrëzoi këtë kërkesë, duke argumentuar se kjo provë nuk cënonte procesin.

Avokatët lexuan një deklaratë brenda në sallën e gjyqit, ku e cilësuan presion rrethimin e gjykatës me forca policore.

"Po u bëhet presion gjyqtarëve me rrethimin e policisë. Grupi Shullazi po shpallet fajtor pa u dhënë ende vendimi. Prokurorëve u duheshin 14 ditë për të lexuar 10 mijë faqe nga dosja, ata i kanë lexuar për 3 ditë... Donika Prela u vendos në mënyrë te paligjshme, sot zgjodhi të ikte me pushime jashtë shtetit" deklaruan avokatët.

Katër prokurorët Donika Prela, Gentian Osmani, Besnik Muçi dhe Anton Martini morën dosjen në dorë disa javë më parë për të dhënë pretencën për Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë, pas një serie kundërshtimesh nga prokurorë të tjerë për tu përfshirë në këtë proces.

Sot drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, nuk ishte e pranishme në seancë, për shkak të një angazhimi zyrtar jashtë vendit.

Gjatë zhvillimit të seancës, gjykata ishte blinduar në masa të rrepta sigurie nga policia.

Emiliano Shullazi dhe 4 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për “Shtrëngim me atë të dhunës ose kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “krijim grupi të strukturuar kriminal”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI