Flash

Barcelona, ndahen dhomat e zhveshjes: "Divorc total mes Piqué e Messi"

Lapsi.al 2 October 2018
Barcelona, ndahen dhomat e zhveshjes: "Divorc total mes Piqué e

Vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit të La Liga dhe rezultati më i dobët si kryesues - në shoqëri të Real Madrid – në javën e 7 të kampionatit (14 pikë) që kur në kampionatin spanjoll fitorja vlen tre pikë, që do të thotë nga sezoni 1995-1996. Ndoshta është herët për të folur për krizë teknike tek Barcellona, por ndoshta jo për të folur për tension në dhomat e zhveshjes, sepse ka një divorc total mes Gerard Piqué e Leo Messi. Zbulimi -bombë është i Eduardo Inda që ka ndërhyrë në emisionin tv "El Chiringuito": Drejtori i OkDiario, ka sqaruar se mbrojtësit spanjoll nuk i ka pëlqyer aspak heshtja e kapitenit të tij në momente të vështira.

Ky është motivi kryesor, pas përfaqësimeve jo bindëse të blaugranave në javët e fundit: "Piqué nuk suporton faktin që Messi nuk del përballë këtyre situave e që flet me mediat vetëm kur është jashtë Europës, sidomos kur është i grumbulluar me Argjentinën. E këtë gjë ia ka thënë në fytyrë". Por përgjigja e Pleshtit nuk ka vonuar me shumë akuza për repartin difensiv: "I ka thënë se pësojnë shumë gola, duke lënë të kuptohet se prapa Barça ka të gjithë problemet", ka shpjeguar Inda.

Vigjilje e trazuar për katalanasit përpara impenjimit delikat në Champions League kundër Tottenham, që mund të vendosë hierarkitë e Grupit B. E mbi të gjitha një rezultat negativ mund të sjellë tension në rritje tek Barcelona, që edhe në kampionat nuk e ka shëtitje ndeshjen e të dielës meValencian.

Të këshilluara

Guardiola "i mbyll" derën Kylian Mbappé

Kylian Mbappé është aktualisht në kulmin e PSG dhe kontrata e tij me ekipin e kryeqytetit francez shtrihet deri në vitin 2022. Duke pasur parasysh këtë situatë,...

21:03

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI