Flash

Xhisiela braktis studion e Opinion. Refuzon përballjen me raportin mjeko- ligjor

Lapsi.al 1 October 2018
Xhisiela braktis studion e Opinion. Refuzon përballjen me raportin mjeko-

Pasi ka kryer intervistën me Fevziun ne "Opinion" Xhisiela nuk ka dashur të përballet me gropat e shumta të dy versioneve të ngjarjes që ka dhënë. Ajo fillimisht kishte bërë deklarimin në polici se qe dhunuar dhe djegur me cigare. Pastaj në intervistën në Top Channel tha të kundërtën, se këto i kishte bërë për arsye xhelozie, se me cigare qe vetëdjegur dhe se shenjat e dhunës ishin nga një aksident me makinë. 

Kur u vu përballë këtyre fakteve në "Opinion" për intervistën e dhënë në "Top Channel" ajo tha se intervista me Eni Vasilin ishte e manipuluar. 

Por, pas këtij 'lapsusi" që ia çuan me sms protektorët e saj sepse ajo nuk kishte nga ta dinte se ç’po ndodhte tek Eni Vasili, pasi ishte ne emision LIVE të Fevziu, Xhisiela u gjend para vështirësisë së dytë.

Gazetarja Klodiana Lala e pyeti se versioni i saj nuk qëndronte pasi ekspertiza mjeko-ligjore ishte bërë menjëherë pas dhunës dhe shenjat e keqtrajtimit të dalluara nga mjeku Elton Serriani ishin të freskëta.

Duke e parë se copëzat e “puzzle”-it që i kishin montuar po rrëzoheshin njëra pas tjetrës: Xhisiela e kapur peng nga dhunuesit e saj tha" Kjo është dalja ime e fundit në media" dhe u largua me hidhërim nga studioja e Fevziut.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

Manipulimi i madh pas skandalit të Xhisielës

Tani që Rexhep Rrahja është pas hekurave dhe që Xhisiela Maloku u mor në mbrojtje, po bëhet akoma më i qartë se çfarë e shqetëson mazhorancën në këtë histori. ...

18:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI