Flash

Ulja e tensioneve, dy Koretë nisin largimin e minave afër kufirit

Lapsi.al 1 October 2018
Ulja e tensioneve, dy Koretë nisin largimin e minave afër kufirit

Trupa nga Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë filluar largimin e disa minave tokësore nga kufiri i tyre tejet i fortifikuar.

Kjo lëvizje vjen në kuadër të paktit për të zvogëluar tensionet, si dhe për rritjen e besimit në gadishullin e ndarë.

Detajet e këtij projekti janë diskutuar në samitin e muajit të kaluar në Phenjan në mes të liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un dhe homologut të tij jugkorean, Moon Jae In.

Në një deklaratë, ministria ka thënë se të dyja palët janë pajtuar për largimin e të gjitha minave tokësore brenda 20 ditëve, në të ashtuquajturën Zonë e Përbashkët e Sigurisë në Panmunxhom.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga ana e verikoreanëve rreth asaj nëse kanë nisur këtë proces.

Në kuadër të marrëveshjes është përfshirë edhe largimi i armëve dhe rojeve të armatosura nga kjo Zonë, duke planifikuar mbajtjen e vetëm disa trupave të paarmatosur.

Në samitin e mbajtur në muajin prill, të dyja Koretë kanë njoftuar për synimet e tyre të kthimit të kësaj Zone, të njohur si simbol i tensioneve dhe ndarjeve, në një “zonë paqësore”. 

Të dyja palët kanë larguar po ashtu edhe programet e propagandës, të cilat janë transmetuar me zë të lartë në kufi.

Përveç tjerash, ministria jugkoreane ka njoftuar se proceset e identifikimit dhe largimit të minave do të nisin të hënën edhe në lindje të Koresë Jugore, në mënyrë që më pas të nisin kërkimet për ushtarët e vrarë në Luftën Koreane të viteve 1950-1953.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI