Flash

U raportua e zhdukur, shfaqet vajza 22-vjeçare: Jam mirë, mos u brengosni për mua...

Lapsi.al 1 October 2018
U raportua e zhdukur, shfaqet vajza 22-vjeçare: Jam mirë, mos u

Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, para disa ditëve u raportua e zhdukur. Por, ajo sot gjendet në Maqedoni. Nëpërmjet një mesazhi, Arbnora i ka thënë familjes se është shëndosh e mirë. Në shtëpinë e saj ende nuk i dinë motivet e largimit të saj. Arbnora është e fejuar me një bashkëvendas të sajin, i cili në këto momente është në Skenderaj. Policia po i vazhdon ende hetimet.

Që nga e enjtja e 27 shtatorit, Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, u paraqit si person i zhdukur nga ana e familjarëve. Ajo mëngjesin e së enjtes kishte marrë rrugë drejt Mitrovicës gjoja për një intervistë pune. Por, që nga ai moment ajo më nuk i është lajmëruar familjes e as të fejuarit të saj, i cili gjendet në Skenderaj.

Por katër ditë pas, policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast, duke thënë se Arbnora në mënyrë të rregullt e ka kaluar kufirin e njërit nga shtetet fqinje.

E për këtë punë është njoftuar edhe familja e Arbnorës. Vëllai i saj, Driloni tha, se Arbnora mund të ketë shkuar në Maqedoni. Ai thotë se nuk i dinë arsyet e largimit të Arbnores nga shtëpia.

“Jam mirë, mos u brengosni për mua”, është komunikimi i vetëm që familja ka pasur me Arbnoren që prej largimit të saj nga shtëpia. Kështu tha vëllai i 22-vjecares.

Ai thotë se Arbnora mund të jetë në Maqedoni.

“Edhe ne para pak minutave e morëm lajmin se Arbnora ka kaluar kufirin. Mendojmë se ka shkuar në Maqedoni. Nuk i dimë arsyet pse u largua nga shtëpia. Ky është është rast shumë specifik. I fejuari i saj është këtu në Skenderaj”, ka deklaruar vëllai i saj.

E rreth kësaj çështjeje, Policia e Kosovës njofton se vajza nga Skenderaj, e cila ishte raportuar e zhdukur, gjendet në një shtet fqinj të Kosovës. Sipas policisë bazuar në të dhënat e deritanishme është konstatuar se personi në fjalë, në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinj të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj.

“Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinjë dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin", thuhet në deklaratën e policisë.

Rasti i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të policisë në Prishtinë, nga vëllai i saj.

Të këshilluara

Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë

Tjetër tërmet ka rënë sot në Shqipëri. Me epiqendër në Lalz, Durrës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Krujë, Rrogozhinë e zonat përreth.S hërbimi i Institu...

15:54

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI