Flash

Tetë pikë larg kreut dhe e mundur në derbi, por Tirana vazhdon me Ze Maria

Lapsi.al 1 October 2018
Tetë pikë larg kreut dhe e mundur në derbi, por Tirana vazhdon me

Mbledhje, analizë, diskutime, premtime: kishte gjithcka brenda 2 orë e gjysëm bisedime të teknikut brazilian Ze Maria me presidentin Refik Halili dhe drejtuesit e lartë të Tiranës. Në fund shtrëngimi i duarve dhe seanca stërvitore normale, në vigjilje të ndeshjes së kampionatit të mërkurën.

Mendohej ndryshe në fakt, por bardheblutë kanë zgjedhur të vazhdojnë me teknikun Ze Maria. Kontrata që ka ish-mbrojtësi i Inter me klubin kryeqytetas nuk lë shumë shtigje për hamendësime, pavarësisht daljes me elegancën e driblimeve të dikurshme nga mbrojtësi i djathtë i Brazilit: “Disa mendojnë se qëndroj akoma këtu prej parave, - sqaroi Ze Maria - . Më vjen keq, pasi vetëm këtë vit refuzova një kontratë të majme financiare, dhe vetë klubi e di. Dua të mbyll projektet që filloj. 5 mijë eurot që fitoj nuk më ndryshojnë jetën".

Nisja më e keqe e Tiranës në kampionat, që kur pikët janë bërë tre për cdo fitore ka peshuar shumë në kuotimin e brazilianit, që nuk është më ai beniamini i tifozëve, si një sezon më parë. Braziliani i ka ngatërruar disi kartat edhe vetë, duke eksperimentuar me skuadrën, pas rikthimit në Superiore. Lojtarët që ishin fondamentalë sezonin e kaluar si Greca apo Ngoo këtë vit janë protagonistë të pankinës, por rezultatet nuk i kanë dhënë të drejtë brazilianit. 8 pikë larg kreut në vetëm 6 javë dhe i mundur në derbi nga rivalët e përjetshëm të Partizanit. Më keq nuk mund të shkonte, e megjithatë, për momentin Tirana vazhdon përpara kështu. “Të shumtë ishin ata që kërkonin që largohesha, por me presidentin jemi sqaruar. I premtova presidentit impenjim maksimal. Nuk kam ardhur këtu për t’iu humbur kohë njerëzve. Jam shumë i kënaqur që qëndrova, pasi asnjëherë nuk e kam fshehur faktin që ndihem shumë mirë këtu në Tiranë”, shpjegoi 45 vjecari.

Braziliani mund të ketë shtyrë afatin e tij në kryeqytet, por përpara se të qetësojë pankinën që ende po tundet, me rezultate, duhet të qepë edhe thyerjet në dhomat e zhveshjes mbi të gjitha me kapitenin Erando Karabeci. Prova e Ze Maria janë katër ditë të zjarrta: transferta e Krujës me Kastriotin dhe sfida me Laçin ku gabimet nuk tolerohen...

Të këshilluara

Guardiola "i mbyll" derën Kylian Mbappé

Kylian Mbappé është aktualisht në kulmin e PSG dhe kontrata e tij me ekipin e kryeqytetit francez shtrihet deri në vitin 2022. Duke pasur parasysh këtë situatë,...

21:03

Flamurtari sheh lart me golat e Torassas

Dy gola të shënuar dhe rikthim në formën më të mirë. Argjentinasi Agustin Torasa u vlerësua si një nga lojtarët më të mirë të Flamurtarit në ndeshjen me Kastrio...

15:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI