Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

Sondazhi/ Emigrantët shqiptarë në Itali ndjehen të kërcënuar nga klandestinët

Lapsi.al 1 October 2018
Sondazhi/ Emigrantët shqiptarë në Itali ndjehen të

Emigrantët e rregullt në Itali mes të cilëve dhe emigrantët shqiptarë ndjehen të kërcënuar nga emigrantët klandestinë që gjatë viteve të fundit kanë pupulluar Italinë e kërkojnë politika të reja për reduktimin e numrit të tyre si dhe janë shprehur në favor të vendimit të marrë nga qeveria italiane për mbylljen e porteve.

"Mjaft me emigrantë të parregulltë", është ky apeli që vjen nga emigrantët e rregullt që prej vitesh jetojnë e punojnë në Itali të cilët kërkojnë ndryshimin e politikave ndaj çështjes së klandestinëve që mbërrijnë çdo ditë në brigjet italiane.

Ky apel ka ardhuar pas sondazhit të realizuar nga Observatori Rajonal i Studimeve Multinetnike e Integrimit në rajonin e Lombardisë , i cili është dhe territori më i populluar nga emigrantët, ku aktualisht jetojnë e punojmë mbi 1 milionë e 153 mijë prej tyre nga mbi 5 milionë emigrantë të rregullt që jetojnë në të gjithë Italinë.

Sipas këtij sondazhi 53.2% e ekstrakomunitarëve të rregullt në Itali do të pranonin vetëm azilkërkuesit me status refugjati, ndërsa 12.2% e tyre është shprehur kundër pranimit të emigrantëve të parregulllt e vetëm 32.5% e tyre do të ishte pro mikprijtes për të gjithë kategoritë e emigrantëve.

Në favor të politikave të reduktimit të emigracionit të pakontrolluar janë shprehur pro rreth 27.4% e emigrantëve kinez në jetojnë e punojnë në Lombardi, 16.7% e komunitetit shqiptarë e 14.7% e emigrantëve me kombësi rumune, 13.7% e egjiptianëve e me radhë.

Sipas analizës së këtij sondazhi vetëm emigrantët me origjinë afrikane janë shprehur pro politikës së porteve të hapura.

Komuniteti i emigrantëve të huaj në Itali kërkojnë nJë normativë të re për marrjen në mbrojtje të refugjatëve të vërtetë që shpesh ngatërrohen me ata emigrntë që nuk kanë të drejtë të mbërrijnë në Itali.

Po çfarë mendojnë emigrantët e rregullt në Itali për këtë fluks emigracioni që ka mbërthyer Europën?

Sipas sondazhit të Observatori Rajonal i Studimeve Multinetnike e Integrimit. Rreth 57.1% e emigrantëe shqiptarë në rajonin e Lombardisë ndjehet i kërcënuar nga mbërritjet e emigrantëve të rinj në Europë. Po të friksuar ndjehen dhe rreth 52.4% e rumunëve, ndërsa 8% e kinezëve, 58.7% e egjiptianëve e 56.6% e marokenëve nuk ndjehen aspak të kërcënuar.

Duke iu referuar të dhënave të 2018 rreth 86.8% e emigrantëve mendojnë se mes klandestinëve që mbërrijnë cdo ditë në Itali fshihen persona të rezikshëm./ora news

Të këshilluara

Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë

Tjetër tërmet ka rënë sot në Shqipëri. Me epiqendër në Lalz, Durrës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Krujë, Rrogozhinë e zonat përreth.S hërbimi i Institu...

15:54

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI