Flash

Skandali/ Cristiano Ronaldo i ka thënë vajzës ‘më fal, zakonisht jam një xhentilman’, pas ngjarjes në hotel në Vegas

Lapsi.al 1 October 2018
Skandali/ Cristiano Ronaldo i ka thënë vajzës ‘më fal,

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar falje Kathryn Mayorga pak caste pas përdhunimit, tregojnë dokumentet gjyqësore. 34 vjecarja pretendon se është sulmuar nga ylli i futbollit në një hotel në Las Vegas në 2009. Por Ronaldo e ka refuzuar këtë gjë.

Por letrat gjyqësore janë eksplozive në këtë cështje, sipas The Sun dhe mund ti krijojnë probleme ish-sulmuesit të Manchester United.

Amerikania, Kathryn Mayorga, akuzon portugezin për përdhunim, ndërkohë që 33 vjecari, e ka quajtur "lajm fals" dhe është shprehur se marrdhënia intime me të ka qenë konsensuale.

Raportohet se më parë Ronaldo i ka paguar Mayorga £287,000 për të ndaluar procedimin penal, që mund ta shihte atë në burg përjetë. Por avokatët e saj po përpiqen tani ti rikthehen cështjes dhe ajo ka folur për këtë histori për herë të parë.

Sipas dokumentave të gjyqit përdhunimi ka ndodhur në orët e para të 13 qershorit 2009. Në atë kohë portugezi ishte 24 vjec dhe ishte me pushime bashkë me kunatin dhe kushëririn e tij.

Modelja Mayorga, në atë kohë 25, punonte në Rain nightclub, brenda Palms Casino Resort dhe është takuar me yllin e futbollit në zonën VIP.

Dokumentet thonë se ajo ka refuzuar mardhënien seksuale dhe është munduar të mbrohet duke thënë: “Jo, jo, jo”.

Aty shkruhet: “Kur Cristiano Ronaldo përfundoi sulmin seksual, e lejoi vajzën të dalë nga dhoma e gjumit duke i thënë se i vinte keq, zakonisht ishte një xhentilman.”

Të këshilluara

Guardiola "i mbyll" derën Kylian Mbappé

Kylian Mbappé është aktualisht në kulmin e PSG dhe kontrata e tij me ekipin e kryeqytetit francez shtrihet deri në vitin 2022. Duke pasur parasysh këtë situatë,...

21:03

Flamurtari sheh lart me golat e Torassas

Dy gola të shënuar dhe rikthim në formën më të mirë. Argjentinasi Agustin Torasa u vlerësua si një nga lojtarët më të mirë të Flamurtarit në ndeshjen me Kastrio...

15:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI