Flash

Pikëpyetjet në rrëfimin e Xhisielës/ Si u ndodh Rrexhepi në komisariat kur ajo po bënte denoncimin

Lapsi.al 1 October 2018
Pikëpyetjet në rrëfimin e Xhisielës/ Si u ndodh Rrexhepi

Xhisiela Maloku u shpreh në “Open” me Eni Vasilin se nuk është e vërtetë dëshmia e saj që është publikuar në media, ku thuhet që është qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës, që është qëlluar me grushte, që i është fikur cigarja në pjesën e kofshëve.

Këto gjëra i kam thënë nga xhelozia dhe inati. Kam bërë dëshmi të rremë”, - tha Xhisiela, por pa dashje ka zbuluar një tjetër pikë të dobët të rrëfimit të saj.

“Unë kisha bërë një kallëzim në komisariatin nr.3, në Tiranë. Në datën 20 kam shkuar në komisariat, por nuk e kam bërë denoncimin. Nuk e bëra sepse u qetësuam. Dola nga komisariati, e takova dhe më kërkoi falje. Ai ishte aty dhe i thashë unë që do e denoncoja. U sqaruam dhe m’u mbush mendja që ta fal” - tha Xhisiela.

Pyetja që ngriti juristi Çlirim Gjata është se kush e njoftoi Rrexhep Rrajën që të vinte në komisariat kur Xhisiela po bënte kallëzimin.

“Nëse ka ndodhur kohë më parë mjeku e shënon aty. Ato plagë janë të freskëta. Ajo nga halli është duke thënë ashtu. Nëse kalon 24 orë dallohen ende shenjat e që janë të freskëta. Por si ka mundësi që kanë qenë të dy në të njëjtën kohë në komisariat. Kush e lajmëroi. Po që ishte shpallur në kërkim djali. Si hyn kështu dhe si del sikur të ishte Kruja, Nju York dhe se njihnin dot” – tha Gjata. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Telekom Albania nxirret në shitje

Telekom Albania është në negociata për shitje me disa blerës potencialë nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia e Çekia pasi kompania mëmë, Telekomi i Gjermanisë,...

20:11

Durrës, zhduket fëmija 10 vjeç

Zhduket një tjetër fëmijë nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënavalsh të Durrësit, ku D. N., 40 vjeçe, kallëzon se është larguar nga banesa djali i sa...

14:16

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI