Flash

Lubonja: Referendumi në Maqedoni, dështim i Europës

Lapsi.al 1 October 2018
Lubonja: Referendumi në Maqedoni, dështim i Europës

Opinionisti dhe analisti, Fatos Lubonja, ka deklaruar se një pjesëmarrje e vogël në referendumin e Maqedonisë është tregues i qartë, i cili lidhet dhe pasqyron dështimin e Europës.

Teksa ka folur në rubrikën “opinion”, Lubonja shtoi faktin se nacionalizmi në Maqedoni po vjen në rritje, ndërsa në pah sipas tij, po dalin idetë nacionaliste që tregojnë dobësinë e kontinentit të vjetër.

“Prisja një pjesëmarrja mbi 50 për qind. Është domethënëse kjo pjesëmarrje. Pa dyshim që ky referendum duhet lexuar në disa plane, por një nga plane është edhe plani i brendshme. Kjo në raport me pulitke. Por edhe ën atë që lidhet me tendencën në rritje dhe një rritje e nacionalistëve. Kjo tregon se Gruevskit ka një mbështetje të madhe në Maqedoni, dhe nuk dimë pastaj se si ndikon kjo tek emri apo edhe tek politikat që ndiqen. Prapa saj qëndron, një ndjenjë e fortë nacionaliste, e cila duhet lexuar si brenda vendit, por edhe jashtë saj”, tha Lubonja.

Sipas tij, edhe Amerika me nismat e Trump synon të ketë përballë një Europë më pak të fuqishme.

“Besoj se në kontekstin europian, kjo duhet lexuar edhe si një rënie e autoritetit të atij që mund të quhet si projekti europian, në favor të prirjeve nacionaliste që janë në rritje në Europë edhe në Ballkan. Kjo e fundit duhet analizuar si dështim. Ka pasur të bëjë më faktin se Greqia ishte pjesë e komunitetit europian, e cila aspiron se duan të shkojnë edhe vendet e Ballkanit. Autoritetet europiane nuk janë aq të forta. Tepër paradoksale, që sot në emër të integrimit të Serbisë në Europë, kalohet në ndryshim kufijsh në nocione nacionaliste, Europa kishte filozofi, e cila shuante këto dilema etnike. Kjo tregon se është një dështim për Europën. Fakti që Greqia që ka kërkuar që ky emri të mos pranohet, tregon se nacionalizmi është prezent. Besoj se ky mund të jetë shpjegimi, pastaj se sa larg mund të shkojë ky projekt, një Amerikës e cila donë një Europë më të dobët. Besoj se mund të konsiderohet si në mos fitore, por një rritje dhe forcimit të rolit të Rusisë. Nuk beso se është shkak i ndikimit të Rusisë, ku forcat e djathta në Europë, të cilat mbështesin shtetit-komb, këto janë disa nga pasoja të politikave të Brukselit. Europa duhet ta shohë dështimin tek vetja”, shtoi ai.

Të këshilluara

Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë

Tjetër tërmet ka rënë sot në Shqipëri. Me epiqendër në Lalz, Durrës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Krujë, Rrogozhinë e zonat përreth.S hërbimi i Institu...

15:54

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI