Flash

Jürgen Klopp i shqetësuar: "Mohamed Salah nuk është i lumtur"

Lapsi.al 1 October 2018
Jürgen Klopp i shqetësuar: "Mohamed Salah nuk është i

Lojtari dhe golashënuesi më i mirë në Premier League vitin e kaluar, Mohamed Salah po has vëshirësi të rigjejë nivelin e tij më të mirë në fillim të këtij sezonit. I dëmtuar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Real Madrid dhe autor i një Botërori zhgënjyes, ndërkombëtari egjiptian po përpiqet të ringrihet dhe të tërheqë të Kuqtë ashtu si bëri sezonin e kaluar.

Nëse Mohamed Salah, autori i tre golave, ka shënuar një gol më pak për të njëjtën periudhë sezonin e kaluar, në lojë, ai është dukshëm me më pak me ndikim. Trajneri Jurgen Klopp e ka zëvendësuar ish-sulmuesin e Roma me Xherdan Shaqirin në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Champions, atë të fituar 3-2 ndaj PSG. Të njëjtën gjë Klopp e bëri edhe në ndeshjen e Premier League kundër Chelsea e cila përfundoi 1-1.

Jürgen Klopp ka komentuar zëvendësimin e Mohamed Salah: "Ishte taktike, nuk u dëmtua. Nuk ishte ndeshja më e mirë e karrierës së tij. Por në një ndeshje si kjo, të krijosh situata si ato që ai krijoi, kjo tregon se është një lojtar i klasit botëror. Ju mungon, kjo pak rëndësi ka, nuk ka problem me këtë".

"Por unë dua që ai të dojë të jetë vendimtar, të dojë të shënojë në këto situata. Ju e patë, humbi një mundësi kur nuk ishte në pozicion të mirë dhe herën tjetër preferoi të pasonte topin. Pse? Mund të kishte gjuajtur! Ne duhet të punojmë për këto momente kur humbet qartësia. Ai është në një periudhë të tillë, por nuk ka problem", shtoi trajneri i Të Kuqve.

Jürgen Klopp rrëfeu se ylli i tij egjiptian nuk është i kënaqur me performancën e dhuruar në fillim të sezonit: "Natyrisht jo, nuk është i lumtur. Si mund të jetë? Por është një situatë normale, dhe gjithashtu për këtë ekziston trajneri. Ne duhet të flasim për këtë moment. Derisa ai vazhdon të punojë ashtu si duhet gjithçka shkon mirë për mua".

 

Të këshilluara

Pse vendosi Kanye West të ndryshojë emrin

Kanye West, reperi i famshëm amerikan ka vendosur të ndryshojë zyrtarisht emrin. Reperi kontravers ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se tani e tutje do...

09:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI