Flash

Java Ndërkombëtare e Kujdesit ndaj Klientit, 10% rimbursim me kartat e debitit dhe kreditit Alpha Bank!

Lapsi.al 1 October 2018
Java Ndërkombëtare e Kujdesit ndaj Klientit, 10% rimbursim me kartat e

Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1998. Gjatë këtyre 20 viteve Banka është kujdesur që në qendër të operacioneve të saj të përditshme të jetë pikërisht klienti dhe përmirësimi i standardeve të jetesës së tij, duke krijuar produkte dhe shërbime financiare të leverdisshme dhe transparente, të shoqëruara nga një shërbim cilësor për të gjithë klientët e Bankës.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit, në periudhën 1-5 tetor 2018, Alpha Bank Albania do të shpërblejë të gjithë klientët që përdorin kartat e lëshuara nga Banka, duke u ofruar 10% rimbursim të shpenzimit të kryer pranë restoranteve partnere.

Për çdo blerje të kryer nëpërmjet kartave American Express Green, American Express Gold, Enter American Express, kartës së debitit Visa ENTER dhe kartës së kreditit Visa Classic, të lëshuara nga Alpha Bank Albania, klientët do të rimbursohen 10%, pavarësisht vlerës së shpenzuar. Kjo ofertë është e vlefshme për të gjitha pagesat e kryera nëpërmjet rrjetit të pikave të shitjeve (POS) të Alpha Bank Albania, në restorantet partnere në të gjithë Shqipërinë.

Klientët mund të gjejnë më shumë informacion mbi kushtet e ofertës në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit, në të gjitha degët e Alpha Bank Albania, në faqen zyrtare të Bankës në Facebook ose në adresën e internetit të Bankës: www.alphabank.al

Të këshilluara

Studimi/ Obeziteti më kanceroz se duhani

Obeziteti pritet t’ia kalojë duhanpirjes si një nga shkaqet kryesore të kancerit tek gratë deri në 2043. Parashikimi është bërë nga një qendër kërkimesh për...

21:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI