Flash

Guardiola "i mbyll" derën Kylian Mbappé

Lapsi.al 1 October 2018
Guardiola "i mbyll" derën Kylian Mbappé

Kylian Mbappé është aktualisht në kulmin e PSG dhe kontrata e tij me ekipin e kryeqytetit francez shtrihet deri në vitin 2022. Duke pasur parasysh këtë situatë, nuk ka asgjë që lë hapësirë për një ndarje të afërt mes PSG dhe ndërkombëtarit francez. Megjithatë, zërat që qarkulluan ditët e fundit në Angli flisnin për një transferim të mundshëm në ishull të kampionit francez.

Mbappé është përfolur te Manchester City, i gatshëm të thyej bankën për të siguruar yllin parisien. Informacioni i përhapur ka mbërritur sigurisht edhe në veshët e Pep Guardiolas, trajnerit të Qytetarëve. Ky i fundit ka reaguar i befasuar dhe disi i bezdisur.

"Mbappé, kjo nuk do të ndodhë. Nuk e kuptoj se nga vijnë gjithë këto lajme. Ne nuk do të bëjmë shkëmim me Sterling apo ndonjë tjetër lojtar. Nuk e kuptoj aspak këtë situatë. Njerëzit duhet të kenë më shumë respekt", tha ai në konferencën e shtypit të së hënës.

Kujtojmë se para se të shkonte te PSG në vitin 2017, Mbappé kishte pasur kontakt me ekipin anglez. Me njerëzit e tij, ai madje ka patur një bisedë me Guardiolan, i cili kërkoi ta merrte në radhët e tij. Por, nuk ka patur ofertë konkrete dhe pista në fjalë avulloi shpejt.

Të këshilluara

Flamurtari sheh lart me golat e Torassas

Dy gola të shënuar dhe rikthim në formën më të mirë. Argjentinasi Agustin Torasa u vlerësua si një nga lojtarët më të mirë të Flamurtarit në ndeshjen me Kastrio...

15:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI