Flash

Gazetarja zbulon gënjeshtrën e Xhisielës: Le ta themi troç kush e shoqëronte për intervistën

Lapsi.al 1 October 2018
Gazetarja zbulon gënjeshtrën e Xhisielës: Le ta themi troç

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar një detaj shumë interesante në emisionin “Open” në TCH ku u transmetua një intervistë e Xhisiela Malokut. Vajza e re i mohoi të gjitha akuzat që kishte bërë ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, por gazetarja Anila Hoxha që kishte qenë prezente gjatë marrjes së intervistës tha se kishte dyshime për atë që tashmëm thotë 25-vjeçarja.

"Xhisiela jeton në Nikël të Krujës. Një fshat që edhe policia u mburr kur hyri me forca të shumta në një operacion të madh. Le ta themi kush e shoqëronte Xhisielën kur erdhi të bënte intervistën. Ne e pyetëm se me çfarë kishte ardhur dhe ajo tha: “Me taksi”, por ajo gënjeu sepse ne e pamë kush e solli me makinë. E pamë edhe kush e shoqëronte. Ajo tha se erdhi me taksi dhe gënjeu. Nuk e dimë kush ishin ata persona, por duhet ta themi që ajo gënjeu. Ajo gënjen sepse nuk mund të gabojë një ekspert mjeko-ligjor për plagët që ka në trup” – tha gazetarja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Telekom Albania nxirret në shitje

Telekom Albania është në negociata për shitje me disa blerës potencialë nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia e Çekia pasi kompania mëmë, Telekomi i Gjermanisë,...

20:11

Durrës, zhduket fëmija 10 vjeç

Zhduket një tjetër fëmijë nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënavalsh të Durrësit, ku D. N., 40 vjeçe, kallëzon se është larguar nga banesa djali i sa...

14:16

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI