Sigurohet procesverbali i kallëzimit të nënkomisarit të Krujës, Emiljano Nuhu në komisariatin numër 6 në Tiranë. Me 30 korrik 2018, Nuhu kallëzoi ne polici se u kërcënua nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS Rahman Raja.
Emiljano Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë në lokalin ‘Richmond’ ku ndodhi takimi mes tyre. Neës24 zbulon procesverbalin ku oficeri Nuhu shprehet se kushërinjtë Rraja e kanë kërcënuar me jetë duke i thënë se nëse nuk heq dore nga hetimi i çështjes se Xhisieles do ta zhdukin brenda 24 orëve.


Ndërkohë ky denoncim i oficerit të policisë gjyqësore, është bërë fillimisht publik nga ish kryeministri Sali Berisha që përmes statuseve në rrjetet sociale kishte publikuar mesazhet që i vinin nga policët e komisariatit 6.
Madje në një prej mesazheve në lidhje me këtë çështje, Berisha publikoi të dhëna se shefi i komisariatit 6, në vend të ndihmonte kolegun e kërcënuar, ishte kujdesuar të fshihte provat e kamerave të sigurisë në lokalin ku Emiljano Nuhu u takua me Rrahjat.
“JU LUTEMI DOKTOR PUBLIKOJE KETE LAJM VETEM TEK JU MUND TE GJEJME ZGJIHJE PER PADREJTESIT QE I BEHEN KETIJ POPULLI.
ME URDHE TE ORGANIZATES KRIMINALE QE DREJTOHET NGA DEPUTETI I KRUJES RRAMAN RRAJA, NARKO POLICI I KOMISARIATIT NR 6, PAL MARKU KA URDHUR PRISHJEN E PAMJEVE FILMIKE TE NJE LOKALI NE UNAZEN E RE, VENDI KU U KERCENUA ME JETE OFICERI I POLICISE EMILJANO NUHU, I CILI PO HETONTE PROCEDIMIN PENAL TE DJALIT TE DEPUTETIT RRAMAN RRAJA,
KJO ESHTE POLICIA QE DUAM,
RASI NUK ESHTE REFERUAR NE PROKURORI, NGJARJA PO FSHIHET NGA POLICIA.” ishte mesazhi i publikuar në muajin gusht nga Berisha, që denoncoi i pari këtë ngjarje.