Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

Djali i deputetit u arrestua pas 2 muajsh, Ministria e Brendshme përpiqet të justifikojë mosveprimet

Lapsi.al 1 October 2018
Djali i deputetit u arrestua pas 2 muajsh, Ministria e Brendshme përpiqet

Ministria e Brendshme  ka reaguar sërish në lidhje me rastin e Xhisela Malokut, duke thënë se nuk ka favorizuar asnjë pavarësisht emrit apo mbiemrit të ka pasur.

Në reagimin e ministrisë thuhet se policia ka kryer veprime korrekt në lidhje me rastin. Më pas, ministria e brendshme shtron një sërë arritjet dhe përforcon faktin se qytetarët kanë besim tek policia, por nuk jep asnjë detaj pse Rexhep Rraja u la i lirë për 2 muaj dhe u ndalua tani kur ngjarja doli në media pas 2 muajsh.

Deklarata e plotë:

Ministria e Brendshme përtej çdo reagimi emocional apo te motivuar politikisht ripërsërit edhe njëherë qëndrimin e palëkundur institucional duke rikonfirmuar korrektesën e veprimeve të kryera nga Policia e Shtetit për rastin e Xhisiela Malokut.

Gjykojmë të arsyeshme dhe nuk do të rreshtim së përsërituri se nuk ka patur asnjë favorizim të askujt pavarësisht emrit apo mbiemrit që mban. Ky është momenti të ritheksojmë se kallëzimi dhe ndjekja penale e të kallëzuarve nuk u mbyllën nga policia edhe pse denoncuesja insistoi të tërhiqte padinë.

Brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues duke pezulluar dhe proceduar penalisht në Prokurori punonjësin e policisë, i cili nuk veproi konform ligjit dhe detyrës. E ritheksojmë se Policia e Shtetit nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale. Ky është standardi, me të cilin Policia e Shtetit punon prej vitesh.

Pavarësisht politizimit të skajshëm të këtij rasti, për të cilin ndjejmë keqardhje të thellë dua të konfirmoj se Policia e Shtetit trajton duke iu referuar të dhënave të vitit të fundit 4500 raste të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Për ne lufta kundër dhunës në familje, dhe lufta kunder dhunes me baze ligjore nuk eshte çeshtje e dites por pune e perditshme ndaj te ciles punojme me devotshmeri perdite. Policia është dera e parë ku qytetarët drejtohen për ndihmë denoncimet janë rritur nga vitit në vit, jo sepse dhuna është shtuar, por sepse qytetarët kanë më shumë besim tek policia.

Tentativat për përdorimin politikisht të Policisë së Shtetit kanë si qëllim shfokusimin nga orientimi strategjik dhe operacional ndaj grupeve dhe interesave kriminale. Institucionet nuk bazohen në shpërthim emocionale, por në dispozita ligjore dhe standarde.

Sigurojmë edhe njëherë qytetarët se Policia është dhe do të mbetet aty, do te jete e qytetarëve dhe në shërbim të tyre, në zbatim të ligjit.

Faleminderit!

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI