Flash

Boomerangu i Rilindjes me manipulimin televiziv të Xhisielës

Lapsi.al 1 October 2018
Boomerangu i Rilindjes me manipulimin televiziv të Xhisielës

Ka një serë episodesh nga dy intervistat e Xhisiela Malokut që tregojnë se ajo vetëm fizikisht ishte në studiot e “Opinion” dhe “Open”. Fjalët e asaj 25 vjeçareje të marrë peng, ishin pjesë e skenarit të përgatitur nga përdhunuesit e saj. Dhe këtu fjala nuk është për versionin qesharak se ajo herë pas here, ashtu sikurse i dashuri i saj, vetëdigjeshin me cigare. Fjala nuk është as tek gënjeshtra e shëmtuar se shenjat e dhunës ishin si pasojë e një aksidenti të mëparshëm me makinë (kur ajo ka shkuar menjëherë të bëjë ekspertizën mjeko- ligjore).

Po ka disa detaje më të vogla që atë e nxjerrin zbuluar.

Që kur dha intervistën e parë, u hapën fjalë se Xhisielën e shoqëronin deri në studion televizive përdhunuesit e saj.

Kjo u vërtetua edhe të hënën në mbrëmje në “Open”.

Ndërkohë që ajo, pjestare e një familje ku dy motrat janë të papuna dhe ku jetojnë vetëm me pagën e nënës, deklaroi se kishte vajtur nga Nikla në Durrës me taksi, gazetarja Anila Hoxha dëshmoi se atë e kishin sjellë të shoqëruar me një veturë private.

Pse duhet të gënjente, për të mos denkonspiruar ata që e mbajnë peng?  

Episodi i dytë u zhvillua në studion e Fevziut. Ajo gjendej aty, po jepte intervistë dhe po përballej me gazetarët dhe kur u pyet për atë që kishte thënë në Top Channel, ku po fliste në të njëjtën kohë, deklaroi: “Intervista në "Open" ishte e manipuluar”.

Ku pati mundësinë ajo ta shikonte ç’kishte transmetuar Top Channel, apo ia çuan me mesazh përdhunuesit e saj ?

Episodi i tretë: Gazetarja Eni Vasili ka deklaruar së fundi se Xhisiela nuk ishte e kënaqur me intervistën e dhënë për të, të dielën dhe i kërkoi me ngulm që të mos transmetohej se e kishin urdhëruar të rrëfente nje version të ri në “Opinion”. Eni Vasili pretendon se ka ruajtur edhe mesazhet që e tregojnë këtë.

Pse duhet të jepte një version të dytë, se përdhunuesve nuk i kishte pëlqyer i pari?

Episodi i katërt: kur gazetarja Klodiana Lala e përballi tek studioja e Fevziut me alibinë se dëmtimet fizike të shkaktuara në një aksident me makinë (alibi që atë e detyruan ta thotë shumë më zbehtë në “Opinion”), nuk ishin ato për të cilat fliste ekspertiza mjeko- ligjore, Xhisiela e gjorë, që nuk kishte një qëndrim të atypëratyshëm, u kap ngushtë dhe e braktisi studion ku duhet të vinte fytyrën e saj mbi mashtrimet që kishin gatuar mjeshtrat e rilindjes.

Kështu pra këto dy emisione, që tentuan të manipulohen nga përdhunuesit e saj, për të bërë alibinë e pafajsisë së tyre, dëshmuan për tjetër gjë. Ato treguan se Xhisiela është rob. Se ajo pilotohet, markohet, përgjohet dhe vazhdon të përdhunohet nga njerëzit që e bëjnë këtë sistematikisht prej një viti.

Deri këtu, besoj e kuptuan të gjithë që i panë ato intervista.

Por problemi është se kjo histori i ka kapërcyer kufijtë e një marrëdhënie monstruoze mes xhelatit dhe viktimës. Tani me xhelatin është bërë i tërë pushteti që po e lejon të vazhdojë ky krim. Prandaj emisioni i sotëm nuk qe një boomerang vetëm për deputetin Rahja dhe për të birin, që vetëm e paska përkëdhelur të “dashurën xheloze”, por për të gjithë makinerinë e propagandës oruelliane që qëndron pas tyre.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Prangat e padrejta në duart e Rexhepit

Prangat në duart e Rexhep Rahjës nuk janë një rast për të bërtitur fitore dhe aq më pak një çast gëzimi se drejtësia me sa duket po funksionon. Sepse vëllezërit...

17:43

Rama, narciz i sëmurë apo hajdut i pangopur?

Duke ndjekur intervistën në “Opinion” të Edi Ramës me gazetarët (pjesën për Teatrin Kombëtar), m’u ngjall edhe një herë një pikëpyetje që ngrihet në rrethet g...

17:47

Vjedhja plot SHKELQIM në emër të FUSHES

Pas votimit të 75 deputetëve socialistë, Edi Rama tregoi se është i vendosur t'i shkojë deri në fund aferës së teatrit që  i dhuron 200 milionë euro Shkëlqim De...

14:13

Arkitekti i Ramës dhe arkitekti i Hitlerit

Po “arkitektë oborri” nuk paska? Ashtu si ka pasur dhe ka “poetë oborri”, “piktorë oborri” etj.? Miqtë arkitektë nuk kanë përse ngrysen për këtë çështje të s...

16:33

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI