Flash

Prangat e padrejta në duart e Rexhepit

Lapsi.al 30 September 2018
Prangat e padrejta në duart e Rexhepit
Prangat në duart e Rexhep Rahjës nuk janë një rast për të bërtitur fitore dhe aq më pak një çast gëzimi se drejtësia me sa duket po funksionon. Sepse vëllezërit politikë, policia që duam, prokuroria karagjoze e Arta Markut, mediat e bunkerizuara me para publike, bënë ç'është e mundur për ta fshehur këtë krim. U desh vëtëm një akt kokëkrisur i Emiliano Nuhut, të cilin Rama u betua se do ta ndjekë hap pas hapi për dëmin që i shkaktoi, që rilindja të tërhiqej para presionit publik. Lexo me tej:

Dhunimi i Xhisiela Malokut, kërkesa e prokurorisë dhe arrestimi i djalit të deputetit

Nëse do të kishim qenë një vend normal, mostra nga Nikla tani do të ishte së paku prej një viti në burg. Por atë e mbrojtën deputetë, kryebashkiakë, shefa policie dhe së fundi gazetarë të tredhur, që e konsiderojnë herezi ndëshkimin e njerëzve me pushtet. Arrestimi i Rexhep Rahjës nuk është për t'u përshëndetur edhe sepse ai nuk vjen si një pasojë e reflektimit. Rilindja është sjellë njësoj më të gjitha rastet e ngjashme. Ajo është munduar t’i mbrojë kriminelët e saj, të krijojë alibi për ta deri në çastet e fundit dhe vetëm kur nuk ia ka dalë të manipulojë publikun, është tërhequr me turp. A nuk veproi në këtë mënyrë edhe me Habilajt që vazhdonin drogën ndërsa Rama dhe Tahiri burgosnin denoncuesin e tyre, Dritan Zaganin? A nuk ndodhi kështu me Mark Frokun, të cilit i fshehën deri në fund edhe kërkesën e interpolit për arrestim? A nuk ndodhi kështu me Kostandin Xhuvanin, që e liruan nga burgu dhe u detyruan ta ndalonin vetëm pasi vrau katër vetë? A nuk ndodhi kështu me Agron Xhafajn që nuk e dorëzonin në Itali, deri sa e çuan pako postale, brenda natës, pasi u rrezikua nga një skandal më i madh? A nuk ndodhi kështu me Ervis Roshin, që Rama e shëtiste si klloun me vete, duke thënë se e kishte çertifikatën e pastërtisë së virgjër? Video/ Pesë gënjeshtrat e mëdha të Edi Ramës në mbrojtje të krimit Edhe rasti i Rexhep Rahjës nuk bën përjashtim nga kjo vazhdë. Ashtu sikurse pararendësit, ata përshkohen nga e njëtja filozofi: të fortët e pushtetit duhen mbrojtur me çdo kusht. Ata do të dorëzohen vetëm nëse krimet e tyre shndërrohen në skandal, që kushton në imazh më shumë sesa ndihma që japin muskujt dhe armët e tyre. Pra në këtë kuptim, drejtësia në rastin e Rexhep Rahjës është përdhunuar dyfish. Sepse ai fillimisht u mbrojt në kundërshtim me ligjin, ndërsa tani po burgoset si pasojë e një vendimi politik, për të mos shkallmuar deri në skaj imazhin e kësaj shumice. Prandaj, në vend që të na duket si fitore, dita e burgosjes së tij mund të konsiderohet pa frikë si një ditë e errët. Një provë se nuk jemi të mbrojtur nga një shtet ligjor, por jemi në duar të një shteti bandit. Të një shteti që po mer përditë e më shumë trajtat e një regjimi. Të një regjimi që është edhe më i rrezikshëm, sepse di të përdorë përveç dhunës edhe manipulimin. Prangat në duart e Rexhep Rahjës janë dëshmi e këtij binomi. Sepse ato japin përshtypjen e gabuar se më në fund drejtësia u vu në vend. ©Lapsi.al

Andi Bushati : Nënkomisari që na tregoi një përdhunim në grup

Të këshilluara

Rama, narciz i sëmurë apo hajdut i pangopur?

Duke ndjekur intervistën në “Opinion” të Edi Ramës me gazetarët (pjesën për Teatrin Kombëtar), m’u ngjall edhe një herë një pikëpyetje që ngrihet në rrethet g...

17:47

Vjedhja plot SHKELQIM në emër të FUSHES

Pas votimit të 75 deputetëve socialistë, Edi Rama tregoi se është i vendosur t'i shkojë deri në fund aferës së teatrit që  i dhuron 200 milionë euro Shkëlqim De...

14:13

Arkitekti i Ramës dhe arkitekti i Hitlerit

Po “arkitektë oborri” nuk paska? Ashtu si ka pasur dhe ka “poetë oborri”, “piktorë oborri” etj.? Miqtë arkitektë nuk kanë përse ngrysen për këtë çështje të s...

16:33

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI