Flash

PD: Arrestimi i djalit të deputetit një truk për të mbyllur një skandal më të madh politik

Lapsi.al 30 September 2018
PD: Arrestimi i djalit të deputetit një truk për të mbyllur

Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, dy muaj pas dhunimit të ish-të dashurës së tij Xhiseila Maloku. PD e cilëson një truk të Edi Ramës për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik, përfshirjes direkte të disa prej funksonarëve më të lartë të mazhorancës në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Ramës.

“Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të PS është prova se gjithë vemendja e Edi Ramës këto dy muaj dhe e Prokurorisë nën urdhrat e tij ka qenë për të mbrojtur përdhunuesin dhe zyrtarët e deputetët e tij, të përfshirë në krim.

Arrestimi i djalit të pushtetarit e​rdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësinë e dëshmisë së tij.

Por arrestimi i djalit të deputetit të Edi Ramës vetëm nën presionin e lartë publik, është i pamjaftueshëm dhe një truk për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik: përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës”, deklaron PD.

Më tej Partia Demokratike se  arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja është një truk, sepse, bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen, sikurse shefët e komisariateve që mbështetën për muaj me rradhë kriminelin dhe jo vajzën e dhunuar apo policin e kërcënuar.

“Arrestimi i djalit të deputetit të PS është një truk për të mashtruar opinionin publik, sepse në burg, bashkë me të, duhet të ishin shefat e komisariateve që, gjatë gjithë këtyre muajve, mbajtën anën e kriminelit dhe jo të vajzës së dhunuar apo të policit të kërcënuar.

Arrestimi i djalit të deputetit të deputetit të PS Rrahman Rraja është hile për të mashtruar publikun, sepse Ministri i Brendshëm, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e fshehën krimin dhe nuk zbatuan ligjin, pavarësisht se ishin vënë zyrtarisht në dijeni nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu”, shprehet më tej PD.

Të këshilluara

Fier, arrestohet shefi i Komisariatit

Arrestohet shefi i Komisariatit të Patosit, Flamur Veliu. Ai përplasi disa mjete të parkuara, përpara se të arrestohej nga SHÇBA.Veliu u kap nga kolegët e ti...

13:16

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI