Flash

Nuk foli për 3 ditë, tashmë Rama nuk pushon për Xhisiela Malokun

Lapsi.al 30 September 2018
Nuk foli për 3 ditë, tashmë Rama nuk pushon për Xhisiela

Kryeministri Edi Rama që iu deshën 3 ditë për të thënë fjalëln e parë për Xhisiela Malokun, tashmë nuk ndalet së komentuari këtë çështje. Ishte i menjëhershëm reagimi pas arrestimit të Rrexhep Rrajës duke bërë akuza për opozitën që po e shigjeton mbrojtjen që iu bë deputetit socialist.

“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë,ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund? #eGjithëVëmendjapërVajzën” – shkroi në Twitter.

Nuk u ndal me kaq. Gjatë mbrëmjes së ktë dielës gjeti prapë kohë për Xhisielën. Rama u i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike që insistonin në faktin se kryeministri i vendit po tenton të mbyllë me një shoë rastin e dhunës së ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Përmes një tjetër postimi në Twitter, kryeministri i ka cilësuar akuzat e PD-së si një sjellje prej klouni.

“E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar?Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë?Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin #eGjithëVëmendjapërVajzën” – shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se arrestimi i Rexhep Rrajës u bë këtë të diel nga policia në zonën e Rinasit, atje dhe ku ndodhej i riu. Për tu vënë në dukje është fakti se policia e ka arrestuar të riun nën akuzën e përndjekjes së vajzës por jo për dhunë fizike ndaj saj, në një kohë ku sipas ekspertizës së kryer mbi Xhisiela Malokun, kishte shenja të dukshme të dhunës, e madje dhe djegie cigareje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI