Flash

Messi: "Pësojmë shumë, duhet të përmirësohemi në disa aspekte"

Lapsi.al 30 September 2018
Messi: "Pësojmë shumë, duhet të përmirësohemi

Nëse flet Messi do të thotë se situata është serioze. Leo nuk preferon të frekuentojë shtypin dhe zonën mikse, por pas barazimit 1-1 me Athletic Bilbao ka bërë një përjashtim duke folur për "Bein Sports Spagna". Barcelona në 8 javë ka grumbulluar 9 pikë në La Liga dhe mungesa e tij (hyri në minutën e 55') ndaj Athletic Bilbao ka rënë në sy.

"Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte. Nuk jemi të shqetësuar, jemi vetëm në fillim dhe sezoni është shumë i gjatë. Thënë kjo, nuk i prisnim këto vështirësi. Vijmë nga një vit ku ishte shumë e vështirë të shënoje gol dhe tani pësojmë në çdo ndeshje, na shënojnë shumë kollaj, duke krijuar pak dhe me sforco minimale. Do të përpiqemi të përmirësohemi, duhet të forcohemi në aspektin difensiv".

Për sa i takon të ashtuquajturës varësi ndaj Messit, ylli argjentinas tha: "Kemi lojtarë më shumë se sa na duhen për të fituar çdo ndeshje, skuadra jonë është e fortë dhe nuk duhet të varet nga askush. Keqardhje për rezultatet e fundit, por duhet të jemi të qetë. E përsëris, sezoni është shumë i gjatë. Sot mund të fitonim - shtoi "Pleshti" - krijuam shumë. Gjithsesi duhet të mndojmë për ndeshjen e radhës, atë me Tottenham, e cila do të jetë shumë e vështirë, dhe luajmë një copë të mirë të kualifikimit duke qenë se grupi i Champions është shumë i komplikuar. Shohim përpara me qetësi".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI