Flash

Marotta tregon arsyen e divorcit: "Juventus vendosi kështu"

Lapsi.al 30 September 2018
Marotta tregon arsyen e divorcit: "Juventus vendosi kështu"

Beppe Marotta ka zgjedhur programin "90° Minuto" për të treguar të vërtetën e tij pas divorcit me Juventus. E menjëherë e bën të qartë se nuk ishte zgjedhje e tij. "Èshtë një situatë e kërkuar nga shoqëria, nuk ka një motiv të përcaktuar. Unë përshtatem me ato që janë idetë e tyre e direktivat e tyre, për respekt si të personave ashtu dhe klubit. Të largohem? Është një zgjedhje e dhimbshme, në këto vite kam jetuar shumë emocione dhe ishin të gjitha të bukura".

"Jam i lumtur - shton Marotta - sidomos për faktin që kam rritur shumë të drejtues të rinj, që shpresoj e besoj të jenë e ardhmja e Juventus. Besoj se e kam shoqëruar presidentin Agnelli në këto arritje, sot ai është një protagonist i sportit kombëtar dhe ndërkombëtar". Mes kujtimeve më të bukura të këtyre viteve në bardhezi, Marotta përmend titullin e parë kampion me Conte në pankinë, "sepse ishim të gjithë të rinj. Ishte një emocion i fortë sépse ishte i paparashikuar. Me punë e përkushtim arritëm të diferencoheshim nga kundërshtarët tanë".

Marotta përjashtoi mundësinë e kalimit në Federetën Italiane të Futbollit, por jo eksperiencën në një tjetër klub. "Është hera e parë që ndalëm me kampionatin në vazhdim, ndoshta kam nevojë të karikohem, por do të më pëlqente të jem në start të sezonit 2019/2020 ndoshta në krye të një skuadre tjetër".

Të këshilluara

Video/ Milan di të fitojë edhe pa Higuain

Ishte një ndeshje delikate, kundër një kundërshtari që kishte bërë mirë, e për më tepër në shtëpinë e tyre. Po të llogarisësh që Milanit i mungonte edhe Higuain...

22:51

Video/ Milan në avantazh ndaj Sassuolo

Milan merr avantazhin në ndeshjen e fundit të javës së 7 të Serie A kundër Sassuolo. Në transfertën delikate kuqezinjtë kanë zgjidhur ndeshjen në fundin e pjesë...

21:20

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI