Flash

LAJM I FUNDIT/ Policia jep detaje për vrasjen e 25-vjeçarit në Dibër

Lapsi.al 30 September 2018
LAJM I FUNDIT/ Policia jep detaje për vrasjen e 25-vjeçarit në

Një i ri është vrarë mbrëmjen e së dielës në Dibër. Mësohet se viktima është me iniciale I.Z, rreth 25 vjeç.

I riu është plagosur me thikë në rrethana ende të pa qarta. Ai është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e autorit apo autorëve të krimit.

Policia e Dibrës thotë në një njoftim zyrtar se fillimisht mori informacion se në njësinë administrative Arras ishte plagosur me mjete prerëse një 25-vjeçar.

“I dëmtuari ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Peshkopisë. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbështetur nga forcat policore operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ngritur pika kontrolli, dhe po hetojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI