Flash

Karlo Bolino arrin kulmin. Shkruan se dhuna ndaj Xhisielës u denoncua në TV e tij

Lapsi.al 30 September 2018
Karlo Bolino arrin kulmin. Shkruan se dhuna ndaj Xhisielës u denoncua

Botuesi Karlo Bolino ka vendosur t'i lajë njëherë e mirë duart me faktet. Ai ka bërë sot një shkrim tek Shqiptarja.com ku pretendon se Xhisiela që qëndroi në Shqipëri është heroinë dhe Emiliano Nuhu që ia mbathi është frikacak. Deri këtu që është çështje interpretimesh komenti i tij edhe mund të lexohet. Por kur vjen puna te shtrembërimi i fakteve që i kanë parë të gjithë ato janë ulëritëse. Ja ç’ shkruan Bolino: “Kemi policin që flet me fytyrën e mbuluar si të ishte një hajdut, edhe pse tashmë është i sigurt në Zvicër, dhe kemi vajzën që denoncon dhunën e pësuar, duke u ulur me kurajë në një studio televizive në Tiranë”.

Pra gazetari italo-shqiptar i referohet intervistës që Xhisiela bëri më gazetarin M… Veliu në Report TV. Po aty të gjithë e panë qe vajza e dhunuar vetëm për hallin e vet nuk u pyet. Ajo u intervistua për të shfajësuar dy deputetët dhe për të treguar se sa ishte shqetësuar nga statuset e Berishës. Deri këtu s’ka gjë të keqe, secili zgjedh të bëjë figurën që do në publik. Po ta shesësh atë intervistë si një denoncim të dhunës të pësuar kur vetëm për atë nuk u fol, kjo do të thotë në rastin më të mirë ta kesh humbur sensin e realitetit. ©Lapsi.al

Zbulohet prova/ Manipulimi i dytë i dëshmisë së vajzës së përdhunuar

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI