Flash

DOKUMENTI/ Kur tërhoqi denoncimin, Xhisiela Maloku erdhi me dhunuesin e saj, Rexhep Rraja

Lapsi.al 30 September 2018
DOKUMENTI/ Kur tërhoqi denoncimin, Xhisiela Maloku erdhi me dhunuesin e

Zbardhet procesverbali i marrjes në pyetje të oficerit të Policisë së FushëKrujës, Gentian Çitozi, në lidhje me tërheqjen e kallëzimit të shtetases Xhisela Maloku, më datë 21 korrik të këtij viti.

Kështu, Çitozi, i cili është pezulluar nga detyra, ka raportuar përpara SHÇBA-së Durrës për rastin në fjalë. Ai ka thënë se kur është paraqitur Xhisela Maloku për të tërhequr kallëzimin, ka qenë e shoqëruar nga Rexhep Rraja, pra, personi i cili është kallëzuar se e ka dhunuar. Kjo përforcon dyshimet se Maloku është kërcënuar apo detyruar nga Rexhep Rraja që të tërheqë kallëzimin ndaj tij.

“Rreth orës 14:00 jam njoftuar nga salla operative e Krujës, pasi kjo e fundit ishte lidhur me sallën operative të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, nga e cila kishte marrë kallëzimin që Xhisela Maloku kishte paraqitur për shtetasin Rexhep Rraja, duke pretenduar se ishte përndjekur, dhunuar, sharë dhe ofenduar prej tij. Për rastin jam njoftuar unë nga salla me qëllim që të verifikoja atë dhe të kryeja veprimet procedurale, të cilat do të ishin të nevojshme për hetimin.

Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rraja, i cili është pranë stacionit të Policisë Fushë-Krujë, rreth orës 20:00, i shoqëruar me kallëzuesen Xhisela Maloku, së bashku me dy avokatë dhe një psikologe. Me kërkesën e tyre kam përpiluar procesverbalin e heqjes dorë nga kallëzimi që kishte bërë pranë Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë”.

Më tej, nënoficeri i Policisë deklaron në seancën e marrjes në pyetje se për të gjitha veprimet që ai ka kryer në lidhje me tërheqjen e kallëzimit, është konsultuar me shefin e stacionit të Policisë në Fushë-Krujë dhe me shefin e Policisë Kriminale. Po kështu, ai ka komunikuar edhe me shefin e Komisariatit të Policisë së Krujës, duke i vënë në dijeni të faktit se Xhisela Maloku po tërhiqte kallëzimin për dhunë ndaj djalit të deputetit të PS-së.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI