Flash

Dështon referendumi në Maqedoni, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Lapsi.al 30 September 2018
Dështon referendumi në Maqedoni, vendi drejt zgjedhjeve të

Dështon referendumi për emrin e ri të Maqedonisë. Thirrjes së qeverisë, por edhe angazhimit të komunitetit ndërkombëtar nga Brukseli në Uashington iu përgjigjën një numër i vogël votuesish. Pjesëmarrja llogaritet në vetëm 35.9% e votuesve të regjistruar. Kjo shifër është mjaft larg limitit 50%+1 që e bën të vlefshëm referendumin.

Sa u takon rezultateve kur janë numëruar 80.3% e votave rezulton se 91,2% e votuesve janë shprehur “pro” emrit “Maqedonia verore” duke iu përgjigjur “PO” pyetjes: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Sipas Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve 5,86% janë shprehur “kundër”. Gjithsesi referendumi ishte vetëm këshillues, por pasojat e tij do të jenë të forta në politiken e ditëve të ardhshme në Shkup.

Çfarë ndodh tani me Maqedoninë?

I pari që reagoi ishte kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Në konferencën për shtyp pas mbylljes së votimeve tha se tashmë “qytetarët në referendum, ia deleguan vendimmarrjen deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. “Pas referendumit të sotëm vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta marrin deputetët” – tha Ahmeti.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ai tha se nëse deputetët e opozitës nuk pajtohen që të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të votimeve të referendumit.

“Nëse shumica ka votuar “pro”, atëherë referendumi do të quhet i suksesshëm dhe më tej do të vijojë procedura në Parlament”, - tha Zaev duke shtuar se nëse rezultati nuk certifikohet nga Kuvendi, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sa i takon opozitës, nga selia e VMRO-DPMNE-së, drejtuesi i partisë, Hristijan Mickoski deklaroi se është fakt që Marrëveshja me Greqinë nuk mori “dritën jeshile” dhe se “populli e ndaloi marrëveshjen e turpshme duke mos lejuar ndryshimin e emrit dhe identitetit”.

“Maqedonia sot tregoi se Marrëveshja nuk kalon. Kemi një referendum i cili është thellësisht i pasuksesshëm. Politika e Qeverisë dhe e Zaevit pësoi një debakël, ndërsa Maqedonia fitoi. Numri i qytetarëve që nuk e mbështetën Marrëveshjen e turpshme ose votuan kundër, është shumë më i lartë se sa numri i atyre që votuan “për” - tha Mickoski.

Kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar në mbrëmje një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Aleksis Cipras. Siç njoftojnë mediat greke, Cipras ka inkurajuar kryeministrin Zaev për te vazhduar procesin me tej. Cipras ka marrë garancinë nga Zaev se procesi do vazhdoje në Kuvend dhe se Marrëveshja e Prespës nuk do rrezikohet.

Rrëzimi i marrëveshjes duket se e fut Maqedoninë në një tjetër rrugë me shumë të panjohura pasi opozita do të përpiqet ta bllokojë marrëveshjen edhe në parlament duke e futur vendin në zgjedhje të parakohshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI