Flash

Dalin rezultatet e para të referendumit në Maqedoni

Lapsi.al 30 September 2018
Dalin rezultatet e para të referendumit në Maqedoni

Dalin rezultatet e para të referendumit në Maqedoni. Nga 38,46% vendvotime të numëruara rezulton se 90,95% e votuesve janë shprehur “pro” pyetjes: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Sipas Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve 6,11% janë shprehur kundër.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në konferencën për shtyp pas mbylljes së votimeve tha se qytetarët në referendum, ia deleguan vendimmarrjen deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Ai tha se pas referendumit të sotëm vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta marrin deputetët.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ai tha se nëse deputetët e opozitës nuk pajtohen që të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndërsa kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të votimeve të referendumit në Maqedoni.

“Nëse shumica ka votuar pro, atëherë referendumi do të quhet i suksesshëm dhe më tej do të vijojë procedura në Parlament”, - tha Zaev duke shtuar se nëse rezultati nuk certifikohet nga Kuvendi, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI