Flash

Video/ Strakosha me përgjegjësi në humbjen e derbit, Roma ringrihet përballë Lazios

Lapsi.al 29 September 2018
Video/ Strakosha me përgjegjësi në humbjen e derbit, Roma

Derbi i Romës ishte spektakolar si gjithnjë, por në fund triumfoi Roma, pikërisht në momentin më delikat për teknikun Di Francesco. Në katër ditë, verdhekuqtë morën dy fitore që e kanë qetësuar shumë ambjentin, por sidomos triumfi në derbi sinjalizon rikthimin e Romës.

Katër fitore radhazi nuk i mjaftuan Lazios "shqiptare" të dominojë qytetin, e ndër përgjegjësit e humbjes është edhe portieri Thomas Strakosha. Një dalje e pamenduar i dha mundësinë e shënimit të golit të parë Romës.

Nuk është se portieri ishte deciziv në humbje, sepse shumë më keq bëri Fazio, e megjithatë shtatlarti e korigjoi veten në fund, por jo më parë se të drithëronte teknikun në pankinë, kur pa katastrofën e lojtarit të tij.

Nuk mund të mungonte goli i ish-it në një derbi. Ndër tre golat e pësuar, ai i Kolarov ka dëshpëruar më shumë se të gjithë tifozët e Lazios. Strakosha ka mundur vetëm ta shohë trajektoren e serbit, ashtu si edhe golin e fundit të Fazios.

Roma fitoi derbin dhe shkon në 11 pikë, vetëm një pas bardhekaltërve. Ringjitja ka nisur dhe Di Francesco tani mund të punojë qetë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI