Flash

Superiore/ Reginaldo dhe arbitri nderojnë Kukësin, in-extremis fiton Laçi

Lapsi.al 29 September 2018
Superiore/ Reginaldo dhe arbitri nderojnë Kukësin, in-extremis fiton

Kukësi dhe Laçi vazhdojnë të mos gabojnë dhe qendrojnë në shinat e kreut, duke mbajtur nën presion Skënderbeun. Në javën e 6 të Superiores vendosin mënyrat e përhershme: Reginaldo për Kukësin dhe minutat e fundit për kurbinasit.

Veri lindorët vazhdojnë serinë e fitoreve me Armando Cungun, por protagonisti mbetet mozambikasi, që shënon me rregullsi të madhe në ndeshjet e kampionatit, ndonëse këtë herë me 11 metërsh, duke udhëhequr listën e golashënuesve. Humbja e parë e Mezanit, në pankinën e Luftëtarit, por e pesta në 6 ndeshje për gjirokastritët që këtë herë e kanë me arbitrin.

Luftëtarit iu mohua penalltia, në prekjen me dorë të topit nga Cuculi në minutën e 57-të, por arbitri nuk e mendoi të tillë, duke lejuar Kukësin të shkojë në 13 pikë.

Triumf edhe për Laçin që zgjidhjen e gjen në minutat e fundit, atëherë kur Shtubina vendosi suksesin për kurbinasit, që vazhdojnë të impresionojnë në Superiore me 10 pikët në 6 ndeshje. Takimi i luajtur pa tifozë në Kamëz ishte mundësi e artë që bardhezinjtë nuk e cojnë dëm. Kamza u dënua në momentet kur e zbilancuar tentoi të merrtë më shumë se barazimi, duke i fatuar vetes një humbje për mungesë përqendrimi.

Kështu, Laçi vazhdon të mbetet pa humbje në Superiore, dhe me këtë 3 pikësh, ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 10 pikëve, duke e lënë Kamzën në vendin e gjashtë me 6 pikë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI