Flash

Rama tregon përse nuk arrestohet djali i deputetit që përdhunoi Xhisiela Malokun

Lapsi.al 29 September 2018
Rama tregon përse nuk arrestohet djali i deputetit që përdhunoi

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj gazetarëve gjatë konferencës në Korçë pas mbledhjes së qeverisë, lidhur me cështjen e përdhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS-së. Gazetarët e kanë pyetur kryeministrin se përse nuk është arrestuar djali i deputetit? Ja si përgjigjet Rama.

“Arrestimet nuk i bën qeveria, as kryeministri, se po ti bëja unë do kishit parë shumë deri tani, por fatmirësisht nuk kam asnjë përgjegjësi. Është prokuroria ajo që duhet të kryejë deri në fund hetimet dhe të marrë të gjitha vendimet për ta çuar hetimin drejt gjykimit. Jo vetëm unë por as ju fatmirësisht nuk bëni arrestime.

Ndërkohë që diskutojmë për këtë çështje dhe bëjmë shumë mirë që diskutojmë po ridhunohet publikisht vajza, jo vetëm nga PD por dhe nga media, në këndvështrimin tim. Nga ana tjetër deputeti duhet të hetohet njësoj si gjithë të tjerët nëse ka apo nuk ka implikim në këtë proces të drejtëpërdrejtë.

Fakti është se askush nuk ka mundur të bëjë asgjë edhe nëse ka tentuar të ndërhyjë mbi procesin sepse policia e ka respektuar nag A tek ZH. Ju sfidoj të provoni të kundërtën. Ky është fakt. Jetojmë në një sistem ku çdo kush që mbush moshën 18 vjeç përgjigjet para ligjit.

Për mua çështja është shumë e qartë si drita e diellit. Vajza meriton drejtësi dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në këtë çështje duke ia kursyer ridhunimin në publik dhe përdorimin abuzimin si mish për top për qëllime politike apo mediatike, por drejtësinë nuk e bëj unë dhe jo media, as PD. Është prokuroria që duhet të çojë deri në fund hetimin dhe i takon gjykatës të vendosë atë që duhet ne jemi në krahun e vajzës pa asnjë ekuivok dhe për ne asnjë nuk është mbi ligjin. Të gjithë së bashku jemi të barabartë dhe këtë e kemi vërtetuar.

Një deputet që mbron dhunuesin pavarësisht se është i biri a duhet të vazhdojë të jetë deputet i PS-së?

Sa i takon të atit të djalit nëse nga hetimi do të ketë një provë të përfshirjes së tij, apo nëse çdo lloj investigimi të pavarur do provojë përfshirjen e tij atëherë hajde më pyesni çfarë qëndrimi do të mbaj.

Të këshilluara

Rama pritet me protestë në Korçë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta sot në qytetin e Korçës, aty ku qeveria është zhvendosur prej dy ditësh. Protestuesit kanë qenë përkrahës të Part...

14:14

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI