Flash

Emiljano Nuhu: Deputeti Rrahman Rraja ka qëlluar mbi policinë, u plagos dhe mban syze

Lapsi.al 29 September 2018
Emiljano Nuhu: Deputeti Rrahman Rraja ka qëlluar mbi policinë, u

Oficeri Emiljano Nuhu, ka treguar gjatë një interviste për “Neës 24” se deputeti i PS-së për Krujën, Rrahman Rraja ka mbetur i plagosur në një shkëmbim zjarri me policinë në vitin 1998.

“Shtetasi Xhelal Rraja (vëllai i deputetit) është person me precedent të theksuar kriminal. I dënuar për disa vepra penale, njihet në zonë, njihet dhe nga strukturat e policisë. Ai person ka hyrë i armatosur në zyrën time me armë pa leje dhe këtë dua ta theksoj. Është person me 3-4 vepra penale. Xhelal Rraja së bashku me të vëllanë ka shkëmbyer zjarr me një punonjës të stacionit policor Fushë-Krujë në 1997-1998. Deputeti ka mbetur i plagosur në ato vite dhe polici gjithashtu. Ndaj deputeti mban gjithnjë syze. Tani këta persona çfarë përfaqësojnë? Në parlament ka njerëz me precedent penalë”, deklaroi Nuhu.

I pyetur se pse nuk kishte vepruar në rrugë ligjore, pra se nuk kishte vënë në pranga Xhelal Rrajën që e ka kërcënuar me pistoletë në prezencë të Taulant Ballës dhe Artur Bushit, Emiljano Nuhu tha se “kam vënë në dijeni shefin e Komisariatit i cili më tha merre me qetësi. Ndërsa prokurorja më tha shko në prokurorinë e përgjithshme. Në këto rrethana e pashë se jam i vetëm, dhe i humbur. Askush nuk po më mbështeste përpara njerëzve me imunitet”, u shpreh ai.

Më tej, oficeri, thotë se përmes e-mail zyrtar ka vënë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Më datë 12 Gusht u kam shkruar e-mail titullarëve më të lartë. Ju kam paraqitur shqetësimin tim në lidhje me dosjen e djalit të deputetit. U kam thënë se më 30 korrik më kanë kërcënuar kushërinjtë e tij në një lokal në Unazën e Re. U kam thënë gjithashtu se personi që më kërcënon, vëllai i deputetit (Xhelal Rraja) ka precedentë pasi ka plagosur një polic në 1998. Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Askush nuk më ka bërë telefon, email, për të pyetur si qendron e verteta”, deklaroi Emiljano Nuhu.

E-maili që Emiljano Nuhu i ka derguar drejtorit Ardi Veliu.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI