Flash

Basha: Rama po mbron kriminelët, trafikantët e përdhunuesit dhe jo vajzën e dhunuar

Lapsi.al 29 September 2018
Basha: Rama po mbron kriminelët, trafikantët e përdhunuesit dhe

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Ramën. Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Rama vijon të mbrojë dhunuesit dhe përdhunuesit.

Lideri i PD-së,  thekson faktin se në vend që shteti të dalë në mbrojtje të vajzës së dhunuar, rasti i Xhisielës, Rama vijon planin kriminal, që sipas tij, është mbjellja e krimit shtetëror dhe favorizimi i shkelësve të ligjit.

“Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi”, shkrun Basha.

Të këshilluara

Cikloni 'Zorba' godet Greqinë (FOTO)

Greqia po përjeton orë paniku nga cikloni i pagëzuar me emrin ‘Zorba’. Reshje të shumta shiu dhe dallgë që arrijnë deri në 11 metra kanë përmbytur pjesën jugore...

12:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI