Flash

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, tre të plagosur rëndë, mes tyre një fëmijë

Lapsi.al 29 September 2018
Aksident në aksin Milot-Rrëshen, tre të plagosur rëndë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor Milot-Rrëshen në afërsi të fshatit Fang cili ndodhet 5 kilometra larg Rubikut. Dy automjete njëri tip ‘ Mitsubishi’  AA992 HA dhe tjetri tip ‘Benz’ AA187NI  janë përplasur me njëri-tjetrin nga ku  kanë mbetur të plagusur tre persona mes tyre edhe një fëmijë.

Nje grua dhe një femije që ishin në mjetin tip ‘Benz’ AA187NI ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar për në Spital.  Në mjetin tjetër tip ‘ Mitsubishi’  AA992 HA  drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime serioze ndërsa udhetaret e tjerë kanë  demtime te lehta.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga BalkanWeb mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një  parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Benz’  AA 187 NI. Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Të këshilluara

76-vjeçari pastronte tokën, gjen 11 predha

Një fermer që po pastronte tokën nga barërat e kqëinj duke i vënë flakën fatmirësisht ka parë në kohë disa predha në tokë. Ngjarja ka ndodhur më parë në fsha...

22:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI