Flash

81 kg kokainë, dy shqiptarët shpallen fajtorë në Britani

Lapsi.al 29 September 2018
81 kg kokainë, dy shqiptarët shpallen fajtorë në Britani

Dy shqiptarë janë shpallur fajtorë për akuzën e trafikut të drogës . Ata janë shpallur fajtor të premten e 28 shtatorit nga gjykata e Southwark Crown në Britani.

Haxhi Shehu, 34 vjeç dhe Fitim Prenci, 39 vjeç me banim në Newlands Street, akuzohen për posedim të 81 kg kokainë

Më 13 mars ata u ndaluan pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën 79 kg kokainë të vendosura në 4 çanta të mëdha.

Një tjetër çantë dhe një sasi e madhe parashë kesh u gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Droga nëse do të hidhej  në treg do të sillte një përfitim prej 8 milionë paund.

"Ishte një operacion i shpejtë falë të cilit policia arriti të heqë nga tregu një sasi të madhe kokaine" u shpreh Liam Hurley, një dedektiv policie. Seanca për shpalljen e dënimit do të jetë një ditë tjetër, shkruan met.police.uk.

Të këshilluara

Rama pritet me protestë në Korçë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta sot në qytetin e Korçës, aty ku qeveria është zhvendosur prej dy ditësh. Protestuesit kanë qenë përkrahës të Part...

14:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI