Flash

Zbulohet prova/ Manipulimi i dytë i dëshmisë së vajzës së përdhunuar

Lapsi.al 28 September 2018
Zbulohet prova/ Manipulimi i dytë i dëshmisë së vajzës

Xhisela Malokun sot duket sikur e mbrojnë të gjithë. Të enjten në mbrëmje në emisionin “Opinion” edhe Taulant Balla u shpreh i shqetësuar për gjetjen e dejtësisë për të. Por të njëjtën gjë bëri edhe i gjithë grupi i gazetarëve që rrjetet sociale kanë filluar t'i etiketojnë si “gazetarët e Air Albania”.

Sot, problemi nuk është më pse ka mbetur ende i lirë djali i deputetit Rahman Rahja. Pse ai nuk ka prangat në duar pasi ka goditur me qytë pistolete, ka përdhunuar dhe i ka fikur cigare në trup Xhisela Malokut, por a ishte apo jo në komisariatin e Krujës, Taulant Balla.

Pra çështja, në mënyrë perfide, është zhvendosur nga pyetja: “Pse banda e rilindjes është e pandëshkueshme” tek një tjetër: “Sa regjisor i mirë filmash është Lulzim Basha”.

Dhe ky është manipulimi i dytë i kësaj historie makabër. Pra tentativa për ta fshehur krimin me një zhurmnajë politike.

Lexo te plotë deshminë e Xhisela Malokut:

'Më dogji me cigare në kofshë', zbardhet dëshmia e vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit

Analiza/ Krimi është tek "pendimi" i viktimës së përdhunuar

Mirëpo ky manipulim i dytë po bëhet vetëm pasi dështoi i pari. Pra, pasi dështoi përpjekja për ta varrosur fare këtë ngjarje.

Po ta kthejmë pak filmin pas dhe ta shohim historinë në dinamikën e saj, e kemi më të lehtë të pikasim se asaj kanë kërkuar t’i vënë kapak.

Ajo për herë të parë u hap në 29 korrik. Një dëshmitar nga policia, nuk është çudi që të jetë i njëjti që po flet edhe sot, Emiliano Nuhu, shkroi në Facebookun e Berishës se djali i deputetit socialist të Krujës ka përdhunuar një vajzë, XH. M. Lajmi doli në media dhe u shpërnda gjithandej.

Por menjëherë ata që e kishin përdhunuar, kërcënuar dhe frikësuar vajzën, prodhuan një kundër lajm. Ishin të njëjtën që e kishin detyruara atë me dhunë të tërhiqte disa herë denoncimin.

Xhisela Maloku “i shkruajti me vullnetin e saj”, televizionit që shpërndan alibitë më të pista të “Rilindjes”, Report TV. Ajo e quajti lajmin një shpifje të padenjë për një ish kryeministër.

Faqja e gazetes Shqiptarja.com ne 29 korrik, e cila i referohej nje lajmi te Report TV, te dyja media te Karlo Bolinos

Dhe menjëherë makineria e propagandës u vu në punë. Të gjithë “turistët e Air Albania”, filluan të nxjerrin tituj me Berishën e rrjedhur dhe gënjeshtar, që është aq i pacipë sa futet edhe në çështjet intime të dashurisë së pafajshme të dy të rinjve.

Pra, përdhunimi makabër dhe i vazhdueshëm, u paraqit si një sherr i zgjidhur me dy të rinjve dhe Berisha si plaku zevzek që nuk kursen asnjë shpifje për të bërë politikë.

Falë denoncimit të Emiliano Nuhut u provua që nuk është kështu. Sot ne kemi në duar denoncimet e vajzës, kronologjinë e krimeve të llahtarshme që u kryen ndaj saj. Ne kemi gjithashtu provat e ekspertëve mjeko- ligjorë për vulat e dhunës që ka në trup.

Dhe në pamundësi për t’i mohuar ato, mbrojtësit e përdhunuesit kanë ndryshuar taktikë. Ata tani derdhin lotë krokodili për vajzën dhe duan ta daravisin çështjen e saj mes një debati politik shterpë: A ka qenë apo jo Taulant Balla në komisariatin e Krujës në 21 korrik.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI