Flash

Zbardhet vdekja e të moshuarës në Durrës, e vrau nipi sepse nuk i dha lekë për hashash

Lapsi.al 28 September 2018
Zbardhet vdekja e të moshuarës në Durrës, e vrau nipi sepse

Një ditë pas ngjarjes në Durrës, ku një 81-vjeçare u gjet e vdekur në banesë, është arrestuar nipi, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së saj.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Floresha Shkurti dyshohet se është vrarë nga shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili jetonte bashkë me të në një shtëpi. I riu akuzohet se ka goditur me thikë disa herë në kokë gjyshen e tij.

Gruaja banonte në katin e tretë të një pallati, që ndodhet te Lagjja Nr.16, pranë shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, në zonën e stadiumit “Niko Dovana”. Ka qenë nipi i saj, Redi Shkurti, me të cilin ndante banesën që ka lajmëruar Policinë, duke deklaruar se e kishte gjetur të pajetë gjyshen të shtrirë në dyshemenë e shtëpisë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, ekspertë kriminologë dhe mjeko-ligjorë që nisën hetimet për zbardhjen e motivit të vdekjes së 83-vjeçares. Nga këqyrja e kufomës janë konstatuar shenja goditjeje në kokë.

Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se e moshuara ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me send të fortë në pjesën e kokës. Sipas ekspertëve, 83-vjeçarja gjithashtu ka dëmtime dhe në pjesët e gjymtyrëve. Pak pas ngjarjes Policia ka bërë shoqërimin e nipit të së moshuarës si dhe bashkëshorten e djalit të saj, nderkohe qe sot vuri ne pranga nipin si autor.

Ka qenë vetë nipi që lajmëroi Policinë, pasi sipas tij është personi i parë që e ka gjetur pa jetë gjyshen e tij. Sipas burimeve, e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi i biri i saj kishte ndërruar jetë pak vite më parë.

Nderkohe qe nje dite me pare ai tha se e donte shume dhe nuk kishte asnje arsye ta vriste, sot policia ben me dije se ka treguar se ai e ka vrare, pasi ajo nuk i ka dhene para. Mesohet se djali eshte perdorues hashashi dhe ka kerkuar leke te gjyshja. Ajo nuk i ka dhene dhe ai e ka masakruar, duke e lene te vdekur ne vend.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI