Tirana Partizani nuk ka filluar ende në fushë, por ka nisur nëpër rrugët e kryeqytetit. Tifozët bardheblu kanë marshuar drejt stadiumit, nëpër itinerarin e përcaktuar më parë dhe të kontrolluar nga forcat e policisë, për të shmangur cdo incident.
Tirona Fanatics që është edhe grupimi kryesor i ultras bardheblu janë grumbulluar në qendër te Sahati në orën 17.30 për të vazdhuar më pas në unazë, duke iu drejtuar stadiumit nga shkolla "Emin Duraku".
Me tymuese e ndricues në duart, tifozët e Tiranës kanë nisur brohoritjet, me kore ofenduese ndaj Partizanit, me të cilin do të ndeshen në orën 19.45 në Selman Stërmasi.